Stërvitja e parë ushtarake, në mes Rusisë dhe Serbisë kundër terrorizmit i titulluar “SREM 2014” ka shkaktuar shqetësim të madh në radhët  e diplomacisë evropiane, dhe të Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja dhe ato kosovare sipas të cilave, stërvitja ushtarake, po zhvillohet pak kilometra larg kufirit të Kosovës, dhe se sipas tyre kjo është pjesë e politikave ruse për të ndërhyrë në territore të shteteve të tjera sovrane.

Mësohet se pamjet dhe fotografitë e parashutimit të forcave ushtarake ruse në territorin serb, pak kilomentra larg Kosovës janë publikuar në të njejtën kohë kur forcat ruse raportohen se kanë hyrë në territorin e Ukrainës. 

ushtar

Njësia e parë ushtarake ruse që do të marrë pjesë në këtë stërvitje të përbashkët janë lëshuar me sukses në fushën e trajnimit në Nikinci, në Serbi, raporton televizioni shtetëror rus. 

Njësia ushtarake e parashutistëve ruse ka arritur në Beograd të enjten për të marrë pjesë në ushtrimet e para kundër terrorizmit me ushtrinë serbe.

ushtar

ushtri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)