Maks Velo i kërkon llogari Berishës: Ku e çove fondin e grekëve për Teatrin? Fol! (VIDEO)

Maks Velo i kërkon llogari Berishës: Ku e çove fondin e grekëve për Teatrin? Fol! (VIDEO)

Arkitekti Maks Velo

Artistët kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, arkitekti Maks Velo ka kërkuar llogari jo vetëm nga qeveria, por edhe nga PD dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Maks Velo është shprehur se në kohën e qeverisë Berisha ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin, por sipas tij nuk dihet ku shkoi. Ai theksoi se ishte mjaft i pakënaqur me sjelljen e deputetëve të opozitës. 

Unë jam shumë i pakënaqur nga deputetët e PD-së. Unë kam qenë i burgosur politik dhe sigurisht që isha me PD-në. PD-ja po të kish dashur e kish bërë Teatrin. Se ju bëni këtë xhirim, kushdo që vjen, shan atë që ka kaluar dhe veprimet që bën. Dhe nuk jep asnjë llogari për atë që ka bërë vetë. 

Në kohën tuaj ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin. Ku është ai fond? Berisha ka interes për këtë veprim, pse nuk ka reaguar asnjëherë. Teatri ka qenë gjithmonë një qendër e sigurimit, kanë qenë të dyja klasat. Teatri i Ri është një teatër në ajër, është një teatër urë është i vetmi në botë.

Maks Velo, arkitekt

Kliko për të parë VIDEON

Kritikoi Berishën, Maks Velon e ndërpresin gjatë fjalës
Fjalimi i Maks Velos u ndërpre disa herë nga të pranishmit, të cilët nuk pranuan të kritikohej ish-kryeministri Sali Berisha nga arkitekti i njohur. 

"Se ju bëni këtë xhirim, kushdo që vjen, shan atë që ka kaluar dhe veprimet që bën. Dhe nuk jep asnjë llogari për atë që ka bërë vetë", tha Maks Velo.

(Ndërhyn një grua: Maks, o Maks ata erdhën si qytetarë sot). Velo i kthehet – (Çfarë do, çfarë do? Ik o lena rehat tani).

(Ndërhyn edhe një grua tjetër – Jo mo, mirë thotë ajo, ata kanë ardhur si qytetarë).

Krijohet gjullurdi dhe Velo shton – (Ik o dreq, lina rehat).

Një zë djali: (Lere të flasë o profesoreshë).

Zonja që kundërshtoi e para shton: (Se je goxha burrë). 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicodol. Karboll: 01/07/2018 23:22

    Renofte hajduti Birishe

    Përgjigju
  • TAKMAKU: 01/07/2018 21:49

    Nuk e di nese ka kuptu dicka ky popull pas kaq vitesh se nga kush hajduta eshte qeverisur,PD,PS dhe lesheli ose LSI.

    Përgjigju
  • Fredi VARRI: 01/07/2018 21:05

    Respekte Maks Velos ! Mos ju bëj asnjë Pyetje HAJDUTËVE dhe PLEHRAVE të PDsë , sepse ata kanë VJEDHUR dhe GRABITUR pa mëshirë , gjithçka që ju ka dalë përpara ! PDja është PARTI HAJDUTËSH , HIENASH , KILLERASH , NARKO-TRAFIKANTË, TRADHTARËSH , KryeHORRASH , ÇAKEJSH që për INTERESAT e tyre Personale dhe Familjare i vënë ZJARRIN Shqipërisë ! KURRË KURRË KURRË mos e Prufshin Kokën më në PUSHTET BANDITËT e PDsë , që vetëm dijnë të Përçajnë dhe SUNDOJNË , pastaj të GLLABËROJNË gjithçka !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen