Celularë, varëse, euro nga bankomati dhe bizhuteri, dalin pamjet si i vodhën tre hajdutët në Tiranë (VIDEO)

TIRANË-Tre persona, dy nga të cilët të dënuar më parë nga ku mori emrin edhe operacioni i koduar “Përsëritësit” janë arrestuar për vjedhje. Të arrestuarit janë P. K. 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhje,  E. R. 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh dhe R. M. 25 vjeç, lindur dhe banues po në Sauk.

Sipas policisë 37 vjeçari me inicialet P.K. në rrugën "Myslym Shyri", i ka vjedhur një vajze nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max, sikur duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ai dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Ndërsa E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së një gruaje me inicialet L.A. kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë dhe një kartë bankomati me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e saj.

Gjithashtu E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një gruaje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.

Materialet e para procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet