Një fëmijë i moshës 2 vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme në fshatin Gril të Malësisë së Madhe si pasojë e rrëzimit në një gropë të ujërave të zeza.
/Shqiptarja.com
Mësohet se gropa e ujërave të zeza ndodhej në afërsi të banesës së tij, ndërsa trupi është gjetur nga familjarët të cilët e kanë transportuar menjëherë për në spitalin Rajonal të Shkodrës. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve 2-vjeçari me inicialet D.M, nuk ka mundur t’ia dalë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com





