Malaga me fanellë të dedikuar për Shqipërinë, Larisa në Greqi gjest fantastik dhe miqësore me Teutën

Malaga me fanellë të dedikuar për Shqipërinë, Larisa në Greqi gjest fantastik dhe miqësore me Teutën

Skuadra të shumta në të gjithë Europën vijojnë solidarizimin dhe mesazhet e veçanta për të prekurit e tërmetit. Së fundmi klubi i Malagas në Spanjë, ku luajnë dy futbollistë të kombëtares si Keidi Bare dhe Armando Sadiku, në ndeshjen me Numancian, zbriti në fushë me një fanellë të bardhë ku shkruante ‘Pray fot Albania’, ndryshe ‘Lutuni për Shqipërinë’.

Fntastik edhe gjesti i klubit të Larisës në Superligën greke ku aktivizohen shqiptarët Ergys Kaçe, Fatjon Andoni dhe Gertin Hoxhalli. Me në krye presidentin dhe njëkohësisht avokatin e njohur në Greqi, Aleksis Kujas, ata kanë vendosu të mbledhin ndihma dhe të japin para për të prekurit. Jo vetëm kaq, por Larisa do të bëjë edhe një ndeshje miqësore me Teutën ku të ardhurat do të shkojnë për të prekurit.

KOMUNIKATA E LARISËS

“Klubi i Larisës, në bashkëpunim me strukturat e Bashkisë së Larisës dhe Prefekturës së Thesalisë, do të kërkojë nga tifozët e tij që në ndeshjen e sotme me Volosin për kampionat (30.11.2019) në orën 17:15 dhe ndeshjen e Kupës me Kallamatën të mërkurën 04.12.2019 në orën 19:30, të mbledhë në stadiumin ‘AEL  Arena’ dhe më saktësisht në vendin ku ka qenë dyqani i AEL FC (do të ketë tabela orientuese), rroba për fëmijë, gra, burra, jastëkë, jorganë dhe dyshekë. Këto do të dërgohen menjëherë pas ndeshjes së Kupës nga AEL FC te Bashkia e Durrësit për të mbështetur të prekurit nga tërmeti. Klubi ynë, nëpërmjet trajnerit të Apolon Larisës dhe ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare, Arjan Bellai (zoti Aleksis Kujas e ka pasur si futbollist kur ishte president i PAS Janinës), vendosi kontakt me zotin Edmond Hasenbelliu, president i Teutës së Durrësit, qytet që u shkatërrua nga tërmeti vrasës. Kujas dhe miku i tij, Hasanbelliu, vendosën të zhvillohet një ndeshje futbolli në stadiumin kombëtar në Tiranë ose në stadiumin e Durrësit më datë 29.12.2019 dhe të gjitha fitimet nga biletat e kësaj ndeshjeje do të dhurohen për të dëmtuarit. Në këtë ndeshje do të jetë prezent edhe zoti Aleksis Kujas, i cili do të dhurojë edhe vetë një shumë parash në emër të ekipit dhe tifozëve të tij,”- citohej dje në komunikatën e klubit të Larisës

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja