Një modele është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Costa del Sol, në moshën 21-vjeçare.
Cristina Pérez Galcenco, vajza e ish-portierit spanjoll Nacho Pérez, u gjet e pajetë në banesën e saj në Caleta de Vélez, pranë Malagës më 3 shkurt. Autoritetet thonë se vdekja konsiderohet si natyrale dhe pa shenja dhune.
Bukuroshja e lindur në Lanzarote kishte parakaluar në pasarela anembanë botës, në qytete si Londra, Madridi, Milano dhe Parisi, përpara ndarjes së saj tragjike nga jeta.
Ajo kishte arritur të njihej si një nga modelet më premtuese të Europës, pasi e nisi karrierën në moshën 14-vjeçare.
Cristina kishte marrë pjesë në Javën e Modës në Madrid dhe kishte punuar për marka si Versace e Louis Vuitton. Ajo ndodhej në Malaga për të ndjekur në kurs.
Trupi i saj pritet të transferohet në Asturias, në veri të Spanjës, ku ajo u rrit. Sipas mediave të huaja, vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.
Babai i saj, Nacho Pérez, ishte një portier i njohur spanjoll në vitet 1970.
Komente




