Gjatë një interviste për Report Tv  ish- ministri i Financave Arben Malaj u shpreh, se në aspektin ekonomik koston e parë do e paguaj Britania, por jo në një plan afatgjatë.

Malaj ka vazhduar edhe më tej duke thëne se varianti doli Britania do hyj Ballkani nuk vlen.

Gjithashtu ish- ministri i Financave ka argumentuar edhe efektin domino, duke u shprehur se Uellsi dhe Skocia do munden të shpëtojnë nga Britania për t'u bërë pjesë e BE-së. "Britania kishte një peshë prej 6% në Bashkimin Europian.
 
"Tani pesha mund të ndahet në dy mënyra, ose do të shpërndahet, ose do të rishikohen projektet. Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian duhet respektuar sepse erdhi nga populli" shprehet Malaj.
 
Ish- ministri foli edhe për koston e studentëve shqiptar që studiojnë në Britani, ku sipas tij kostot e studimit do të rriten. Por Malaj foli edhe për Reformën në drejtësi, duke thënë se ne e kemi gjetur gjithmonë zgjidhjen në minutën e fundit, ndaj ka ende vend për negociata.

Intervista është mbyllur me një opinion të Malaj rreth ekonomisë së qeverisjes Rama. "Nuk mundem t'i vendos një notë ekonomisë të qeverisjes Rama, por mund të them se ka shënuar trende pozitive drejt rritjes", u shpreh Malaj.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)