VLORË – Kandidati i pavarur Arben Malaj ka mbyllur dje në Vlorë, fushatën e tij elektorale, duke garantuar se do të jetë zëri i pavarur i qytetarëve në Kuvend. Ai iu është drejtuar simpatizantëve me shprehjen se është "pro miqësisë, kundër armiqësisë, kundër armiqësisë ndërmjet njëri-tjetrit, kundër amiqësisë ndëmjet votuesve dhe mbështetësve tanë, pro bashkëpunimit dhe integrimit."

Malaj ka theksuar në përfundim se "pozitiviteti maksimal, sinqeriteti maksimal, ngrohtësia maksimale në fushatën tonë ka ardhur jo vetëm prej nesh, por prej jush, prej mikpritjes dhe mbështetjes së njerëzve të Vlorës, të Sarandës, të Delvinës, Llakatundit, Novoselës, Kaninës, Ksamilit, Orikumit, Selenicës dhe Himarës. Energjia pozitive e të gjithëve me të cilët pata fatin të bisedoja gjatë gjithë kësaj fushate, ma përforcoi edhe më tej bindjen se përse unë jam kaq krenar dhe i përkushtuar që të vazhdoj të jem përfaqësuesi juaj."
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)