TIRANE- Duke marrë shkas nga vizita e Komisionerit për Zgjerim të BE-së në vendin tonë, Stefan Fyle deputeti i PS-së thotë se duhet ta përdorim në maksimum këtë mundësi të re për të gjetur një zgjidhje e cila e nxjerr procesin e integrimit nga dështimet e tij të përsëritura.
“Propozimet e PS për përmirësimet në ligjet përkatëse dhe rregulloren e parlamentit, si edhe hyrja në fuqi e këtyre ligjeve në janar te vitit 2014 mund të jenë kontribuese drejt një zgjidhjeje. Cdo dështim i ripërsëritur i politikës shqiptare edhe pas kësaj vizite, mund të ketë kosto më të rënda dhe afatgjata mbi zhvillimet politike dhe sfidat sociale”- shkruan Arben Malaj në profilin e tij në facebook.
“Suksesi apo dështimi i kësaj vizite nuk është suksesi apo dështimi i komsionerit të zgjerimit Fyle, por suksesi apo dështimi i politikës shqiptare në raport me sfidat e vendit tonë".
Malaj e mbyll deklaratën e tij duke thënë se "Te gjitha partite politike gjatë kësaj vizite duhet të fokusohen tek opsioni i zgjidhjes. Maxhoranca duhet të kuptoj se bllokimi i këtij procesi i rëndon të gjithë shqiptarëve. Mbi dështimet nuk ka të fituar por vetëm të humbur. Kërkesat e opozitës për funksionimin e shtetit ligjor janë të drejta dhe mbajnë parasysh situatën e përkeqësuar".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com