Pse Partia Socialiste nuk propozon për kandidat konsensual Fatos Nano?
E para vendi, kërkon të dale nga ngërçi politik, çka do të thotë se vendi do një President konsensual. Është një proces që po negociohet. Ka ngelur edhe një raund. Sigurisht që termi konensual lidhet me cilësinë e të bërit politikë në Shqipëri, pasi Presidenti i vendit me 84 vota apo me 71 vota ka të njëjtën fuqi kushtetuese. Një shtetar konsensual si Presidenti i vendit ndihmon daljen nga ngërçi politik, lehtëson reformat elektorale dhe parlamentare, përshpejton marrjen e statusit të vendit kandidat. Një krizë e tejzgjatur për presidentin e vështirëson reformat dhe rrezikon një dështim për procesin e integrimit.
Ka ngelur vetëm 24 orë nga zhvillimi i raundit të tretë ...
Nëse mazhoranca është e prirur për ta thelluar krizën, kjo sjell riskun që Shqipëria të humbas statusin e vendi kandidat, ky është dështim i maxhorancës por një dështim që u rëndon gjthë shqiptarëve.
Pse po e humbni raundin e tretë për të propozuar kandidat, ndoshta është e udhës që të konsiderohet edhe garë në Parlament?
Akoma ka vend për negociata dhe duhet të shpresojmë eleminimin e një krizë politike.
Po shpreheni për negociata brenda 24 orëve?
Po, kjo është edhe eksperienca e këtij tranzicioni të vështirë. Realiteti politik ka treguar se ka
pasur disa herë negociata të vështira, dhe disa compromise apo zgjidhje edhe gjysmake janë
arritur në afatet apo moment kritike. Aftësia e politikanëve tanë për të gjetur zgjidhje në
minutat e fundit nuk mungon. Po sa herë që zgjedhja ka qenë në minutën e fundit ajo ka qenë
e dobët, është shmangur një krizë e momentit por është transferuar virusi i krizave tek zhvillmet e ardhshme politike.
Mund të ketë negociata në këto pak orë?
Duhet të ketë, jo mund të ketë.
Mos po e çoni Berishën për t'a zgjedhur Presidentin me 71 vota?
Duhet të jetë një vendimarrje politike e Partisë Socialiste. Përgjigjen për pyetjen tuaj për
Nanon e gjeni të qartë, të drejtëpërdrejtë dhe të mirëarsyetuar në qëndrimet e mia në forumet e PS-së dhe në analizat publike. Pas ndryshimeve kushtetuese të 2008, defiçiti demokratik në Shqipëri është rritur, është zvogëluar mundësia e Parlamentit për të qenë më i fuqishëm në vendimmarrje të rëndësishme për vendin. Pushteti real është përqëndruar në pak ose shumë pak individë, ndaj janë kaq të shpeshta ngërçet dhe krizat politike. Po të kemi parasysh se sa me
forcë u mbrojtën ndryshimet kushtetuese duke argumentuar se kështu shmangen dhe eleminohen
krizat politike, po të analizojmë realitetin politik pas 2008 po të mbajmë parasysh se sa i mbingarkuar është realiteti ynë politik, qartësisht dallohet se kemi të bëjmë me një "sukses" të dështuar ose po vazhdojmë të dështojmë në mënyrë të sukseshme. Kjo është e trishtueshme.
Ja keni bërë të qartë këtë qëndrim kryesocialistit Edi Rama?
Qëndrimet e mija publike janë në favor të sfidave të PSsë, janë kohërente me diskutimet në forumet e PS-së. Parapëlqej transparencën, parapëlqej nxitjen e konkurimit, parapëlqej garat bazuar në meritat dhe jo përzgjedhje individuale. Sfidat e vendit nuk mund të zgjidhen nga bisedat e fshehta në vënde të fshehta. Ky diskutim nuk ka të bëj me rastin Nano, por me diçka shumë më të rëndësishme. Çfarë modeli politik po ndërtojmë? Me çfarë modeli politik do ti përballojmë sfidat tona të së ardhmes qofshin ato ekonomike, sociale dhe politike.
Nga zoti Rama keni marrë përgjigje për zotin Nano?
Mbështetja ime ndaj Nanos nuk është individuale, nuk është për interes idividuale, e majta
është përballë sfdës politike për të fituar zgjedhjet e vitit 2013 pas 8 viteve në opozitë. Jo
vetem ata që mbështetsin PS, por edhe një pjesë e mirë e shqiptarëve po vuajnë pasojat e
keqqeverisjes.
Është mendimi juaj, por jo i PS...
Mendimi im personal nuk bazohet në argumentime apo përfitime personale, por duke qenë aktiv në politike kam pasur mundësinë dhe përgjegjësinë të kem parë nga afër momentet kur vendi ka qenë në krizë, dhe kush kanë qenë individët që e kanë lehtësuar daljen nga kriza, kush i ka shërbyer modernizimit politik të shqiptarëve. Kontributi liberal dhe modernizues i Nanos është
specifik dhe konkret krahasuar me politikanët e tjerë, disa prej tyre kanë kontribute pozitive
në përballimin e sfidave të vështira të vendit të tyre. Në fund të fundit Nano po kërkon të lejohet të konkuroj.
Si i shihni deklaratat e ish- liderit historik të PS në këtë kohë?
Besoj se nuk u takon të tjerëve të qartësojnë mesazhet publike të Nanos. I cili i në mënyrë shumë fisnike, plotësisht demokratike dhe qartësisht transparente, rriti sensibilitetin publik për një proces jo të parëndësishëm për zhvillimet demokratike të çdo vendi.