Malaj në KPA: Komisioneri Publik shkeli ligjin, ka shtuar shpenzime që s'i kam bërë kurrë në jetë

Malaj në KPA: Komisioneri Publik shkeli ligjin, ka shtuar shpenzime që s'i kam bërë kurrë në jetë

TIRANË- Ka nisur seanca në Kolegjin e Pavarur të Apelimit, për gjyqtarin Artur Malaj, kandidatit për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Gazetari i Report TV, Arsen Rusta raporton se Malaj është i pranishëm në këtë sallë, pas mungesës së tij në seancën e kaluar për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Mësohet se Malaj ka hedhur dyshime për raportin e e njësisë ligjore të KPA-së, sipas së cilit janë shtuar shpenzime që nuk i ka bërë kurrë në jetë.

"Nuk kam asnjë shqetësim për analizën financiare që ka bërë Komisioneri Publik, por ata kanë shkelur ligjin pasi ata kanë bërë analizë për të gjitha vitet. Unë jo vetëm s'kam diferenca negative, por e kundërta! Kam bilance pozitive të të ardhurave dhe shpenzimeve. Jam i zhgënjyer nga analiza e komisionerit publik. Ajo është analizë me sensacion të paqenë. Edhe sikur të isha pa punë e të ardhura, s'do ishte një diferencë e madhe siç pretendojnë këta. Më keni shtuar shpenzimet që unë kurrë në jetë s'i kam bërë. Keni hequr të ardhurat e ligjshme të bashkëshortes sime si notere. Kjo është e qëllimshme",  mësohet të ketë thënë Malaj.

Malaj u konfirmua disa muaj më parë nga shkalla e parë e vettingut, ndërsa Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatjon: 03/10/2019 17:22

    Artur Malaj duhej te ishte i pari qe duhej te shkarkohej. Eshte hajduti i pronave ne gjithe Vloren. Edhe ne bregderin e Radhimes. Ska len me gjyq pa i futur hundet ku behej fjal per prona. Kryeeeee hajduttttttt legen mutit.

    Përgjigju
  • Nari: 03/10/2019 17:18

    Sa shpi ka ky hordiner ne vlor nuk bente gjyq pa lek

    Përgjigju
  • Endri: 03/10/2019 11:56

    Artur Malaj eshte hajdut me çizme...Pasurite e tij nuk kane fund...Shume nga keto pasuri jane ne emer te personave te aferm....

    Përgjigju
  • Popull vlore: 03/10/2019 11:45

    Shkurt fare nqs ky ngelet ne sistemin gjyqësor vetingu në drejtësi është 00000000 Njeri ordiner dhe i lidhur me bandat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja