TIRANË – Kandidati i pavarur për deputet në Vlorë, Arben Malaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare 2013 e konkretisht me vëzhguesit afatgjatë, zj. Sue Trinder dhe z. Elgun Taghiyev.  Në takim, u bisedua rreth procesit zgjedhor në këtë qark dhe ecurinë e fushatës së kandidatit Malaj.

Nga ana e tij ai kërkoi që OSBE/ODIHR-i  të angazhohet me aktivitete që rrisin pjesëmarrjen në votime, që promovojnë etikën në konkurim dhe që i japin garanci zgjedhjeve të lira. Çështjet e tjera që u diskutuan në takim, ishin edhe detyrimi që të ndalet çdo presion dhe keqpërdorim i administratës publike qëndrore dhe vendore dhe çdo keqpërdorim i fondeve të taksapaguesve gjatë zgjedhjeve.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)