TIRANË- Për ish- deputeten e LSI-së, Nora Malaj, kryeministri Edi Rama dështoi në përballjen që pati me gazetarët mbëmë i ftuar në "Opinion".

Ajo shkruan se gjuha e trupit e tradhtoi përballë gazetarëve që u soll me arrogancë ndaj tyre. Për Malajn, e gjitha ajo skenë i kujtoi "vargjet e te madhit Dritero Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë”.

Postimi i plotë i Nora Malajt
Kur gazetarët të hedhin në knoc doën ! E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese , denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët .

Intimidoj, fyeu e shau , cilin do që i erdhi ndërmend . Nuk kurse zotin Rakipllari, që me qytetari u mundua të krijonte dialogë, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e  tepër e përmbajtur, “gëlltiti “gjuhën seksiste dhe arrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi logoren e tij pa argument.

Nuk mundi ta përballoj dot dhe gjuha e trupit e tradhtoj  në përballjen me Z. Shullaku . Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmojë! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që  ulërasin. Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët , intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin ,jo vetëm ne Shqipëri ,po kudo ne botë! Dhe të mendosh që ky mavri - mavi drejton edhe OSBE... Pu pu pu ( do të thoshte Jovan Bregu)

Pu pu pu cfarë kohesh po kalojme. Dikur kishim burra shteti , sot kemi burra me metra të gjatë, që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë!!??” . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se :” Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë” Lumi që mori Vunonë , po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standari social dhe humanë. Teksa e shihja skenën m’ u kujtuan vargjer e te madhit Dritero: “. Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë” E unë ne fakt e kam shok fëmijërie ...