Malajzi/ Avioni privat humb kontrollin dhe përplaset në autostradë, 10 viktima

Malajzi/ Avioni privat humb kontrollin dhe përplaset në autostradë, 10 viktima

Pamje nga vendngjarja

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një avion privat humbi kontrollin dhe u përplas në një autostradë në veri të Kuala Lumpur të enjten.

Avioni me gjashtë pasagjerë dhe dy persona të ekuipazhit të fluturimit, u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Langkaëi dhe u drejtua për në Aeroportin Sultan Abdul Aziz Shah, tha në një deklaratë Autoriteti i Aviacionit Civil të Malajzisë, raporton CNN.

“Kontakti i parë i bërë nga avioni me Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror Subang ishte në orën 14:47 me orën lokale dhe leja e uljes u dha në orën 14:48 me orën lokale. Në orën 2:51 pasdite me orën lokale, Kulla e Kontrollit të Trafikut Ajror vuri re një tym që dilte nga vendi i përplasjes, por asnjë telefonatë nuk u bë nga ekuipazhi i avioni”, thuhet në deklaratë. 

Aeroplani u përplas edhe me një makinë dhe një motoçikletë ku humbën jetën të dy drejtuesit, raportoi gazeta shtetërore Berita Harian, duke cituar kreun e policisë Selangor Hussein Omar Khan.

“Personeli mjeko-ligjor është në proçesin e mbledhjes së mbetjeve dhe do t'i sjellë në Spitalin Tengku Ampuan Rahimah në Klang për një ekzaminim pas vdekjes dhe proces identifikimi”, tha Khan, sipas gazetës shtetërore, duke shtuar se Ministria e Transportit do të kryejë një hetim.

Momenti i rënies së avionit dhe shpërthimit të tij është kapur nga shumë kamera sigurie, që i shpërndanë pamjet në rrjetet sociale.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se miratimi i rezolutës e bën më efikase luftën ndaj korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Piktura e Guri Madhit pjesë e Muzeut të Futbollit Gjerman, gërshetim i sportit me artin në prag të Euro 2024

Piktura e Guri Madhit pjesë e Muzeut të Futbollit Gjerman, gërshetim i sportit me artin në prag të Euro 2024