Një zjarr i madh ka rënë këtë mëngjesin e sotëm në një fshat bregdetar në Sabah, Malajzia, duke shkatërruar të paktën 1,000 shtëpi dhe duke lënë mijëra persona pa strehë.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë autoritetet vendase, deri më tani nuk raportohet për viktima.
Zjarri ra në një zonë të ndërtuar mbi shtylla në distriktin Sandakan, ku shumë banesa prej druri janë të vendosura shumë pranë njëra-tjetrës dhe strehojnë disa nga komunitetet më të varfra të vendit.
A huge fire tore through the floating village of Kampung Bahagia in Sabah, Malaysia, destroying more than 200 homes and leaving over 400 people displaced.
The blaze spread quickly overnight because of strong winds and tightly packed wooden houses. pic.twitter.com/n2qQ4f6WQp— Al Jazeera English (@AJEnglish) April 19, 2026
Shefi i policisë lokale, George Abd Raqman, e përshkroi ngjarjen si një “katastrofë të trishtueshme me përmasa të mëdha”, duke theksuar se rreth 9,007 banorë janë prekur nga pasojat e zjarrit, sipas raportimit të The Star.
Departamenti i Zjarrfikësve të Sabahut bëri të ditur se u njoftua për incidentin rreth orës 01:32 sipas kohës lokale dhe dërgoi 37 efektivë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.
Po ashtu, autoritetet raportojnë zjarri u përhap me shpejtësi në rreth 1,000 banesa mbi ujë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të flakëve.
Komente











