Malajzi, kërkimet për avionin e
zhdukur, në faza edhe më të vështira

MALAJZI-  Zyrtarë australianë, malajzianë dhe kinezë janë takuar në Australi për të diskutuar rreth hapave të ardhshëm në operacionet e kërkimit për avionin e zhdukur të Malaysia Airlines.

Në bisedimet e zhvilluara në kryeqytetin australian të Kanberas ministrat e transportit të Malajzisë dhe Kinës iu bashkuan ish-marshallit të forcave ajrore autraliane Angus Houson i cili drejton operacionet e kërkimit.
Fluturimi MH370 me 239 persona në bord humbi kontaktet me kullën e vrojtimit më 8 mars ndërsa fluturonte nga Kuala Lumpur për në Pekin. Deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë apo pjesë e avionit.

Kërkimet tashmë do të fokusohen në shtratin e oqeanit, për të gjetur avionin apo kutinë e zezë. Ish-marshall i forcave ajrore autraliane Angus Houson bëri të ditur javën e kaluar se kërkimet për avionin Boeing 777 të Malaysia Airlines mund të zgjasin deri në 1 vit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet