Gruri ka mbetur në hambaret e fermerëve në Maliq. Anastas Krekasi kryeplak i fshatit Orman shprehet se këtë vit mbolli rreth 60 hektarë, por prodhimi i tij nuk shkoi në treg edhe pse, cilësia, sipas tij është më e lartë se e grurit serb.

“Unë kam rreth 300-400 kuintal pa shitur”, thotë ai.

Një tjetër problematikë shumë e madhe është se tregtarët nuk lëshojnë faturën tatimore e cila sipas skemës të re të subvencioneve shërben që ti kthehet fermerit nje pjesë e TVSH-së.

“Blerësit nuk na japin faturë malli”, thotë ai.

Mirdash Facellari, një tjetër fermer i vogël i zonës shprehet se këtë vit tregtarët e kerkojne me 25 lek per kg, cmim ky nen koston e prodhimit. Ai ka sipërfaqe të vogël ndaj nuk përfiton as subvencione.

“Kam në gjendje 18 kuinatal”, shprehet Mirdash Facellari.

Sipas të dhënave nga drejtoria e bujqesisë në Maliq, në fushën bujqësore numërohen 3738.5 hektarë grurë dhe 3400 hektarë misër. Ndërsa nuk ka një evidence të qartë për prodhimin që ka mbetur stok në magazina.