KUALA LUMPUR - Një duzinë njerëzish ndezën qirinj dhe shkruan mesazhe dhe lutje për gjetjen e avionit të humbur të ‘Malaysia Airlines” me 239 njerëzit në bord, njofton "Reuters".
Qirinjtë e ndezur ishin rregulluar në formë zemre dhe në të ishte shkruar numri i fluturimit, " MH370 ". Organizatorët kishin ftuar njerëzit për të shkruar dëshirat e tyre dhe thanë se ata besonin se njerëzit në fluturimin e zhdukur mund të jenë ende gjallë .
Organizatori kryesor,Low Fei Ling , tha se shpresonte se njerëzit mund të bashkohen për të dërguar një mesazh pozitiv .
"Unë besoj se të gjithë ne lutemi në shtëpitë tona për aeroplanin e zhdukur, por të mbledhur së bashku mund të krijojmë një fuqi të mahnitshme, " tha Low për Reuters.
Ndërkaq një pjesëmarrës tha se erdhi për t'u lutur për djalin e mikut të tij, i cili ishte në bordin e avionit të zhdukur .
"Unë kam ardhur këtu për t'u lutur për djalin e mikut tim i cili ishte në aeroplan dhe shpresoj që se djali i tij të kthehet në shëndet të plotë" tha një 37 vjeçar.
Manifestimi i heshtur erdhi një ditë pasi një anije kineze zbuloi sinjal në ujërat në perëndim të shtunën e 5 prillit.
Një muaj pas zhdukjes së fluturimit “MH370” , kërkuesit kanë nisur gjueti intensive në Oqeanin Indian, në përpjekje për të gjetur regjistruesit e kutisë së zezë të aeroplanit para se të mbarojë karrikimi në bateritë e tyre.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com