Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend

Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend

Maldive

Maldivet kanë njoftuar se do t'i ndalojnë hyrjen shtetasve izraelit në vendin e tyre, vendim i cili vjen pas luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Zyra e presidentit të Maldiveve, Mohamed Muizzu tha se kabineti i tij kishte vendosur të ndryshojë ligjet për të parandaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave izraelite në vend dhe do të krijojë një nënkomision për të mbikëqyrur procesin, raporton CNN.

Gjithashtu, Muizzu është shprehur se do të emërojë edhe një të dërguar special për të vlerësuar nevojat palestineze dhe për të nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi presidenti dënoi një sulm ajror izraelit në një kamp të zhvendosur në Rafah, i cili vrau të paktën 45 palestinezë dhe plagosi më shumë se 200 persona.

"Së bashku me qeverinë dhe popullin e Maldiveve, unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, një fund të dhunës dhe aksesit të papenguar humanitar,"  shkruajti presidenti në X javën e kaluar.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)