Një 17 vjeçar u arrestuanga policia e Malësisë së Madhe, ndërsa shoku i tij 16 vjeç do të hetohet në liri pasi dyshohet se ishin posedues të një sërë armsh të cilët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë të mëtejshme
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe vunë në pranga një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se posedonin 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 23 fishekë luftarak, 1 maskë dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga shërbimet e Policisë. Arma e zjarrit dhe sendet e tjera do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë të mëtejshme;