Malësi e Madhe,po trafikonin
drogë drejt Malit të Zi,3 në kërkim

Malësi e Madhe,po trafikonin<br />drogë drejt Malit të Zi,3 në kërkim<br>
Nga një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare të Shkodrës dhe asaj të Malit të Zi, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasi prej 67.5 kilogramëve kanabis, por nuk ka mundur të arrestojë tre personat të cilët ishin duke e transportuar sasinë e drogës drejt Malit të Zi.

Tre personat janë pikasur fillimisht në orët e para të mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat  ishin duke patrulluar kufirin e gjelbër.

Sipas asaj që bëhet e ditur, tre personat e arrestuar e kishin ndarë sasinë e kanabisit në tre thasë, brenda të cilëve ishin 60 pako.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije vazhdon krehja e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tre personave.

Njoftimi i policisë:

Operacion i përbashkët i Policisë Kufitare të D.R.K.M Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi.

Policia Kufitare e Shkodrës gjatë operacionit sekuestron 67.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Vijon operacioni në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi për kapjen e tre shtetasve që transportonin lëndën narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në kufirin jeshil, në orët e para të mëngjesit kanë konstatuar tre shtetas të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportone nga një thes ku dyshohej se kishte lçndë narkotike.

Menjëherë kane njoftuar grupin Operacional të DVKM Shkodër, Policinë e Malësisë së Madhe si dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi.

Tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur thasët me lëndë narkotike ne shkurre dhe duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi të kufirit me Malin e Zi.

Policia Kufitare gjatë krehjes së zonës ka gjatur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa”

Po vijon krehja e zonës në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe vënien e tyre para pergjegjësisë penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.

[gallery]24274[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar