MALËSI E MADHE -  Sekuestrohen 5 kg dhe 165 gram lëndë narkotike e dyshuar si mariuhanë, ndërkohë Policia filloi procedimin penal ndaj autorëve.
Forcat e policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale të Shkodrës, sekuestruan në orët e para të mëngjesit të së dieles, një sasi lënde narkotike në zonën e brezit kufitar Shqipëri-Mali i Zi. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë qarkut Shkodër, thënë për ATSH-në se  lënda narkotike e dyshuar si Mariuhanë, e mbështjellë  në një qese plasmasi me ngjyrë të zezë në të cilën ishin të paketuara pesë pako, e cila pas peshimit rezultoi se ishte 5 kg dhe 165 gram, u kap nga shërbimet e policisëkufitare në vendin e quajtur "Hidrovori", në Fshatin Hot, Malësi e Madhe, në afërsi të vijës kufitare.
Nga sa bëhet e ditur, policia filloi menjëherë procedimin penal, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e  autorëve të mundshëm./ATSH/