Malësia e Madhe, familja e kallëzoi të humbur, policia: Dyshohet se gruaja është vetëhedhur në një grykë shpelle, po kërkojmë trupin

Malësia e Madhe, familja e kallëzoi të humbur, policia: Dyshohet se gruaja është vetëhedhur në një grykë shpelle, po kërkojmë trupin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe ku një 48-vjeçare dyshohet se është  vetëhedhur nga një shkëmb në një grykë të rrëpirë mali ku ka humbur edhe jetën. Familjarët e saj kishin denoncuar në polici se 48-vjeçarja Shpresa Hasramaj nga fshati Meshqerraj ishte larguar paraditen e 24 dhjetorit nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e saj ku në fshat në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Sipas policisë dyshohet se 48-vjeçarja të jetë vetëhedhur në shpellë dhe të ketë humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit  të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 48-vjeçares.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam

Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam