Malësie e Madhe/ Gjendet e pajetë në banesë 47-vjeçarja, kishte shenja dhune dhe të çarë në fyt! Ishte në konflikt me familjen e ish-bashkëshortit

MALËSI E MADHE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Një 47-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj nga familjarët.

Në trupin e Violeta Gurrajt janë konstatuar shenja dhune teksa burime për Report Tv bëjnë me dije se gjithashtu ka pasur shenja të prerjes në fyt.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se viktima prej kohësh vuante nga probleme depresioni dhe merrte kurim.  Ajo ishte në konflikt me familjarët e ish-bashkëshortit por nuk dihet nëse viktima i ka dhënë fund jetës apo është vrarë nga dikush tjetër.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Ka qenë djali i viktimës që ka njoftuar policinë pasi prej 3 ditësh nuk kishte komunikuar me nënën që nuk i hapte telefonin. Denoncimi nga policia është bërë mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:30.

Sot paradite policia ka thyer portën e banesës së 47-vjeçares e cila është gjetur e vdekur. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Policia dyshon se 47 vjeçarja i ka dhënë fund jetës. 

Në një prononcim për Report TV, fqinjët e 47-vjeçares nga Malësia e Madhe, kanë deklaruar se gruaja vuante nga depresioni dhe se para 7 vitesh i kishin vrarë bashkëshortin. Viktima jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte 10 vite pa energji elektrike.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1612798792_gurraj3.jpg

1612798800_gurraj2.jpg

1612803913_1612803440violetagurraj001.jpg

Banesa dhe viktima Violeta Gurraj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
U gjet e pajetë në banesë, 47-vjeçarja nga Malësia e Madhe kishte qenë e dënuar me burg 

1612803440_violetagurraj001.jpg
Kjo është 47-vjeçarja Violeta Gurraj e cila u gjet e pajetë ditën e sotme në banesën e saj me shenja dhunë në fyt.

Report TV mëson se 47-vjeçarja Violeta Gurraj, ka qenë e dënuar më parë me 5 muaj burg.

Bëhet me dije se Violeta Gurraj ka qenë e dënuar në vitin 2015 për dhunë në familje dhe kundërshtim të efektivëve të policisë.

Ora 17:10
‘Burrin ja kanë vrarë para 7 vitesh’, flasin fqinjët e 47-vjeçares: Vuante nga depresioni, kishte 10 vite pa energji elektrike

1612806628_pamje22.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga vdekja misterioze e 47-vjeçares Violeta Gurrajt.

Në një prononcim për Report TV, fqinjët e 47-vjeçares nga Malësia e Madhe, kanë deklaruar se gruaja vuante nga depresioni dhe se para 7 vitesh i kishin vrarë bashkëshortin.

Viktima jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte 10 vite pa energji elektrike.

‘Ka 10 vite pa energji elektrike, vuante nga depresioni dhe ka tre fëmijë (2 vajza dhe një djalë) të cilët jetojnë në Shqipëri. I kanë vrarë burrin 7 vite më parë. Nuk ka jetuar me fëmijët pasi nuk kanë pasur marrëdhënie të mira’- kanë deklaruar fqinjët.

Ora 16:53
Pamje të rënda/ Brenda banesës ku u gjet e vdekur 47-vjeçarja në Malësinë e Madhe, shenjat e gjakut ende në dysheme

 

Këto janë pamjet e rënda brenda banesës ku dyshohet se u gjet e vdekur 47-vjeçarja Violeta Gurraj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, tek e cila janë konstatuar shenja dhune dhe se ka pasur prerje në fyt.

Në pamje shihet edhe skica ku u gjet e pajetë 47-vjeçarja, ku në pozicionin ku ndodhet koka vendi është mbushur me gjak.

Pamjet e rënda të përhapjes së gjakut shihen edhe pranë tavolinës së televizorit, të cilat ende nuk janë pastruar, duke dëshmuar një skenë krimi.

1612806616_pamje22.jpg

Ora 15:33
U gjet e pajetë në shtëpi në Malësi të Madhe, 47 vjeçarja s'i hapte telefonin djalit prej 3 ditësh! Ishte në konflikt me familjarët e ish bashkëshortit

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë ka nodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ku 47 vjeçarja Violeta Gurraj është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj.

Ka qenë djali i viktimës ai që ka njoftuar policinë pasi prej 3 ditësh nuk kishte komunikuar me nënën të cilën e kishte marrë në telefon por ajo nuk i ishte përgjigjur.

Denoncimi në polici është bërë mbrëmë. Sot paradite policia ka thyer portën e banesës së 47 vjeçares e cila është gjetur e vdekur. Pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes, por paraprakisht policia dyshon se 47 vjeçarja i ka dhënë fund jetës. Viktima prej kohësh vuante nga depresioni. Ajo ishte në konflikt me familjaret e ish bashkëshortit dhe vuante nga depresioni për të cilin dhe merrte kurim.

" Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 08/02/2021 17:33

    Tan kto krime i kryn Edvin Puktor i deshtum cfar duhet me prit te cohemi ta kallim krejt fevolucion duhet.

    Përgjigju
    • Shoku: 08/02/2021 19:00

      Ca faj ke Edvini ty or lok, ju ka lene Leke Dukagjini 100vjet mbrapa or ti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë