5 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm me armë dhe me bomba në një klub nate në kryeqytetin e Mali, Bamako. Në këtë sulm humbën jetën 3 evropianë, një francez, një person nga Belgjika, ndërsa autorët u larguan nga skena e krimit pa lënë gjurmë. 

Burime lokale dhe dëshmitarë thonë se sulmuesit thirrën “Allahu Akbar”, “Zoti është i Madh” para sulmit.

Mali ka qenë së fundmi skenë e një sërë sulmesh islamike nga militantët e al-Qaedas, ndaj dyshohet që dhe ky të jetë një sulm i tillë, megjithëse ky është sulmi i parë i shënuar në kryeqytet. 

Presidenti Francez Francois Hollande i dënoi ashpër sulmet si “frikacakëri” dhe ministri i jashtëm Laurent Fabius tha se duhet forcuar fuqia e kolonisë për zgjidhjen e “luftës ndaj terrorizmit në të gjitha format e tij”.

Redakisa Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)