Mali historik i Nemrut do të
mbrohet me anë të një muri
Tumat e malit të Nemrutit i cili ndodhet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s do të mbrohen me ndërtimin e një muri me lartësi një metër. Mali i Nemrutit i cili njihet ndryshe si "vendi në të cilin ndiqet dhe shikohet lindja dhe perëndimi më i bukur i dellit" në qytezën e Kahta-s, aty ku ndodhet edhe Varri i Commagenes, Mbretit Antiochus dhe një tumë prej 50 metrash e lartë dhe 150 metra e gjerë çdo vit tërheq vëmendjen e qindra mijëra turistë që vërshojnë për të parë bukuritë natyrore në tarracën lindore dhe atë perëndimore.
Tumat e malit të Nemrutit i cili ndodhet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s do të mbrohen me ndërtimin e një muri me lartësi një metër.
Mali i Nemrutit i cili njihet ndryshe si "vendi në të cilin ndiqet dhe shikohet lindja dhe perëndimi më i bukur i dellit" në qytezën e Kahta-s, aty ku ndodhet edhe Varri i Commagenes, Mbretit Antiochus dhe një tumë prej 50 metrash e lartë dhe 150 metra e gjerë çdo vit tërheq vëmendjen e qindra mijëra turistë që vërshojnë për të parë bukuritë natyrore në tarracën lindore dhe atë perëndimore.
Ndërkohë Prefektura e Adiyamanit në Turqi ka vendosur të ndërtojë një murë rreth një metër të lartë i cili do të shërbejë për mbrojtjen e tumave si dhe do të mënjanojë prishjen e këtyre veprave historike nga vizitorët. Muri është menduar të ndërtohet me gurë natyralë të marra nga zona për rreth.
Duke u vendosur edhe zinxhirë mbi muret e ndërtuara do të iu mundësohet turistëve që të shëtisin pa i shkaktuar dëme pjesës historike në këtë vend.
- Tumat janë ulur deri në 5 metra-
Në një deklaratë për AA, Prefekti i Adiyamanit, Mahmut Demirtas tha se tumat në kohën e ndërtimit ishin rreth 55 metra të larta, ndërsa tashmë ato kanë rënë duke e çuar lartësinë e tyre në 50 metra.
"Për fat të keq materialet e tumave janë duke rrëshqitur. Duhet të marrim masa për parandalimin e këtij fenomeni" tha Demirtas dhe shtoi më tej se kanë filluar punimet për ndërtimin e murit i cili do të pengojë këtë dukuri.
Ai thekson gjithashtu se për të penguar turistët që të prekin bustet ndërkohë që kalojnë mes tyre është menduar që të vendosen zinxhirë mbi muret që do të ndërtohen.
Demirtas thekson gjithashtu se për ruajtjen e kësaj bukurie dhe trashëgimi të rrallë historike është menduar që të vendoset edhe një sistem sigurie i cili përfshin kamera. "Malin e Nemrutit i cili njihet edhe si mrekullia e tetë e botës duhet ta ruajmë dhe për këtë kemi vendosur të ngremë një sistem kamerash në mënyrë që të jetë 24 orë nën vëzhgim" shtoi Demirtaş në përfundim ë fjalës së tij.
Redaksia Online( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20