Mali i zi, Darmanovic: Bëhemi pjesë
e  NATO-s në fund të majit

Mali i zi, Darmanovic: Bëhemi pjesë<br />e  NATO-s në fund të majit
MAL i ZI-Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanovic, ka deklaruar se vendi do të bëhet pjesë e NATO-s në samitin që organizata do të zhvillojë në fund të muajit maj.

Në një intervistë për “Ruters”, Darmanovic, është shprehur se ka siguruar mbështetjen e plotë nga senati amerikan në Mal të Zi, që vendi të anëtarësohet në Aleancën e Atlantikut Verior.

Nga ana tjetër disa zyrtarë në Malin e Zi, kanë shprehur shqetësimin se anëtarësimi i vendit në mund të pengohet nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për shkak të dëshirës së tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

E kuptojmë se presidenti Trump do të bëjë disa përmirësime të raporteve me Rusinë, por nuk shohim shenja të sakrificës së parimeve kombëtare të Amerikës”,  është shprehur ai për “Ruters”.

Ndërkohë në Mal të Zi, opozita është kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe gjatë javës së kaluar, zyrtarë në Podgoricë kanë deklaruar se kanë zbuluar prova se Rusia ka qenë e përfshirë në një grusht shteti të organizuar nga opozita, i cili sipas autoriteteve vendase u parandalua pak orë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, akuza këto që janë mohuar nga Kremlini.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring