Mali i Zi/ Dritan Abazoviç për median serbe: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës! Ndihem mirë kur më thërrasin 'Çetniku Shqiptar'

Mali i Zi/ Dritan Abazoviç për median serbe: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës! Ndihem mirë kur më thërrasin 'Çetniku Shqiptar'

Dritan Abazovic, kryetar i lëvizjes e ‘zeza në të bardhë’, në Malin e Zi i ka dhënë sot përgjigje pyetjeve se çfarë do bëjë qeverisa e re pro serbe në vendin e tij në lidhje me Kosovën.

Në një intervistë për gazetën serbë Kurir, Abazoviç tha se pavarësia e Kosovës nuk është vënë në diskutim dhe se ai pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje mes njëra tjetrën.

I pyetur nga media serbe për mundësinë që Mali i zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se natyrisht do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi nuk duhet kthyer në të kaluarën.

Forca politike që drejton Abazoviç, u fut në aleancë me dy parti të tjera pro serbe të cilat më herët kanë qenë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për më tepër edhe kundër shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi.

Ndërkohë për sa i përket termit që shumë i thërrasin “Cetniku Shqiptar”, ai ka thënë se ndihet mirë. Sipas tij “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i vjen mirë që shumë njerëz që janë malazezë dhe serbë nga kombësia tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetnik shqiptar.” Nëse çetniku shqiptar sipas tij është sinonim i ndryshimit, le të mbetet pjesë e kësaj fushate

Pjesa nga intervista për gazetën ‘Kurir’

Si ndiheni kur quheni “çetnik shqiptar”?

– Ndihem gjithmonë mire. “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe më vjen mirë që shumë njerëz që janë malazezë dhe serbë nga kombësia tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetnik shqiptar.” Nëse çetniku shqiptar është sinonim i ndryshimit, le të mbetet  pjesë e kësaj fushate

– Titujt në mediat e Beogradit sot – “Shqiptari Dritan Abazović vendos për të ardhmen e Malit të Zi”!  Si ndiheni?

– Nëse e kam atë përgjegjësi që nuk e prisja, se do të vendos për të ardhmen e Malit të Zi, unë e pranoj sfidën. Kam jetuar që të ndodhë ndryshimi.

Cila është ëndrra jote?

– Mali i Zi në Bashkimin Europian. Jam i sigurt se kjo ëndërr mund të bëhet realitet nëse veprojmë me përgjegjësi në qeverinë e ardhshme.

Nëse çështja e tërheqjes së njohjes së Kosovës është në axhendë në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, si do të reagoni?

– Sigurisht që ne do të jemi kundër, dhe unë mendoj se kjo çështje nuk do të jetë në rendin e ditës sepse është diçka që ne e kemi përfunduar, ne nuk duhet të kthehemi në të kaluarën.  Unë madje pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen e parashikueshme që do të qetësonte tensionet dhe mundësonte procesin e pajtimit.  Paqja nuk ka çmim.  Të gjithë këtu duan paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jeta, biznesi …

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia