Mali i Zi kap anijen me banane
dhe 250 kg kokainë për Shqipëri

Mali i Zi kap anijen me banane<br />dhe 250 kg kokainë për Shqipëri
MAL I ZI –  Një sasi prej 250 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar nga autoritetet doganore malazeze në një kontenier, në portin jugor të Tivarit. Kokaina, që në fakt është sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë nga Mali i Zi, u zbulua në dyshemenë e një kontenieri, ky i fundit i transportuar nëpërmjetet një anijeje që sillte banane nga Ekuador në Amerikën e Jugut, dhe që sipas kryedoganierit malazez kishte destinacion Shqipërinë.

Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur nën dyshemenë e një prej kontenierëve dhe ishte e ndarë në 223 pako, ndërsa vlera e lëndës narkotike nësë do të hidhej në treg arrin në 12.5 milionë euro. Mediat malazeze citojnë drejtorin e përgjithshëm të doganave në Malin e Zi, Vladan Jokoviç që thotë se anëtarët e Doganës në Portin e Tivarit kanë sekuestruar sasinë rekord të kokainës në anijen e porositur nga firmat në Shqipëri.

Dërguesi i mallit ishte Vimtcorp Company nga Ekuadori, ndërsa pritës figuronte firma Rrapo Company nga Republika e Shqipërisë, tha kryedoganieri malazez Jokoviç. A1 REPORT mëson se “Rrapo Company” rezulton në Qendrën Kombëtare të regjistrimit të Bizneseve dhe sipas të dhënave në QKR ndodhet me seli në qytetin e Fierit dhe me pronarë Dritan dhe Nezike Rrapaj. 

Mali i Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit janë një rrugë kryesore tranziti për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore.

Policia kontroll ne kompanine Rrapo ne Fier, porosia e parë e bananeve nga Ekuadori
ORA 22:30
Një grup specialistësh të antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë sapo kanë përfundur kontroll në magazinat qëndrore të Kompanisë Rrapo në autostradën Lushnjë-Fier. Nga kontrolli mësohet se nuk janë gjetur drogë apo sende të tjera kompromentuese. Ekspertët kanë kërkuar dokumentacionet e importeve të kryera nga kompania si dhe po merren në pyetje punonjës dhe drejtues të firmës, procedurë që do vijojë deri rreth mesnate. Ende nuk ka asnjë urdhër-arresti apo dyshim të arsyeshëm për implikimin e kompanisë në trafikimin e 250 kg kokainë.

Përveç policisë në kompaninë Rrapo janë dhe hetuesit doganor.  A1 REPORT mëson se janë sekuestruas disa dokumente si fatura, blloqe shënimesh e tjerë, ndërsa ka rezultuar se kjo ishte sasia e parë e bananeve e porositur nga kjo kompani në Ekuador.
 
Burime nga Prokuoria për A1 REPORT bëjnë me dije se janë në pritje të letër porosive nga Mali Zi, dhe se deri më tani s’është ndërmarrë asnjë veprim. “Po na referoi shkelje grupi i kontrollit polici-doganë do nisim hetimet”, saktësojnë burimet për A1 REPORT.
 
Si u zbulua droga ne dyshemene e kontenierit
Më 4 qershor 2014, zyra doganore e Zonës së Lirë të Tivarit ka kontrolluar një kontejner me banane, që ishte caktuar për një inspektim të hollësishëm duke aplikuar analizën e riskut. Fillimisht u skanua kontejneri, proces që pasoi me hapjen e kontejnerit nga departamenti i Anti-kontrabandës. Duke përdorur mjete të specializuara për zbulimin e narkotikëve, u vu re se në dyshemenë e kontejnerit ishte një ndarje e veçantë, ku ishin fshehur 223 pako me kokainë. Pas peshimit të pakove rezultoi se ato përmbanin 250 kg kokainë, me vlerë tregu deri 12.5 milionë euro.

qkr, anija
qkr, anija
(Kompania Rrapo e regjistruar ne QKR)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë