Mali i Zi shënon 5 vjetorin e anëtarësimit në NATO, Abazoviç: E ardhmja e Malit të Zi është e sigurtë
Flamuri i Malit të Zi dhe NATO-s
Udhëheqësit e Malit të Zi shënuan 5 vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, duke e vënë theksin tek vlerat e përbashkëta me aleancën ushtarake perëndimore.
Presidenti Milo Gjukanoviq shprehte në Twitter krenarinë për kontributin në mbrojtjen e këtyre vlerave.
“Ne u jemi mirënjohës miqve, partnerëve dhe aleatëve tanë për mbështetjen e tyre në zhvillimin e kapaciteteve tona dhe arritjen e standardeve të një anëtari të përgjegjshëm të NATO-s”, shkruan zoti Gjukanoviq në Twitter.
Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq shënoi këtë përvjetor me një deklaratë në media.
“Ndiejmë liri dhe siguri për shkak të kontributit tonë të përbashkët për sigurinë kolektive. Është ky komunitet i demokracisë, vlerave dhe qëndrueshmërisë. E ardhmja e Malit të Zi është e sigurtë, ne jemi NATO”, tha ai.
Ambasada Amerikane në Podgoricë njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që janë mike, partnere dhe aleate të Malit të Zi.
“ Urime Malit të Zi në 5 vjetorin e anëtarësimit në NATO. SHBA-të janë krenare për miqësinë, partneritetin dhe aleancën me ju”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Pesë vjet më parë Mali i Zi u bë zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës.
Rusia reagoi ndaj anëtarësimit të Malit të Zi, duke ndërmarrë hapa praktike për ta ndëshkuar atë për radhitjen me perëndimin , duke përdorur edhe përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi.
Moska me ndihmën e Beogradit zhvilloi një fushatë negative ndaj Malit të Zi, e cila vazhdon edhe sot dhe instaloi forca të ndryshme politike në këtë vend, të kontrolluara nga këto dy vende./VOA
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
18.9%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
71.2%
Vota total: 111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit
21 Janar, 14:19
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
Thoma Gëllçi: Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë
19 Janar, 22:32
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25