I pari klasës është gjithmonë i urryer, por ai ekziston

I pari klasës është gjithmonë i urryer, por ai ekziston

Kryeministri Edi Rama

Politika dhe politikanët shqiptarë kanë shumë vese e kjo lidhet me kohën kur janë formuar, rritur dhe çfarë modelesh kanë pas! Nëse kanë pas modele frymëzuese, nëse kanë qenë të parët në klasë ose nëse kanë qenë në fund të klasës dhe gjithmonë e kanë urryer të parin! I pari i klasës zakonisht e ka stil që kur ulet, zgjedhë të ulët zakonisht vetëm në rreshtin e parë!

Një ndër pasionet më të mëdha të politikanëve tanë është të ndezin luftën dhe sherrin! Aq shumë e kanë qejf luftën sa nuk jetojnë dot me paqen! Vetëm me luftë e arrijnë suksesin e kjo lidhet me faktin se në luftë nuk kërkohen arsyetime, diskurse apo vizione! Lufta mjaftohet me më të dhunshmin, më me agresivin! Pra, fiton në luftë ai që në llojin e tij është më i afërt me kafshën! Ndërsa të fitosh në Paqe kërkon shumë mund, aftësi, arsyetim e po ashtu linjë mendimi të shendosh!

Të flasësh për kundërshtarin është vlerë dhe jo tradhti, të krahasohesh me kundërshtarin do të thotë se kërkon të perfeksionohesh! T'i japësh vlera kundërshtarit, do të thotë se vlerëson veten! Të matesh me kundërshtarin do të thotë se kërkon të fitosh e të mos humbësh!

Demokratët, sot janë më keq se kurrë në këto vite, jo se me parë kanë parë qenë më mirë, por të paktën nuk kishin një model që as të mateshin e as të krahasoheshin! Demokratët më parë, jetonin njësoj si socialistët, me ëndrra të përbashkëta, por pa shumë dallime, sepse kishin dalë thuajse njësoj nga Regjimi! Ndërsa sot, demokratët po jetojë një kohë të keqe, po shkojnë nga humbja në humbje dhe po ashtu të gjithë inatin e kanë më kundërshtarin që fiton çdo gjë, por nuk bëjnë asnjë llogari se çfarë u mungon që po humbin vazhdimisht e çdo betejë!

Ajo që po ndodh sot është fare e thjeshtë e nëse nuk e pranojmë, do të thotë se ne nuk duam të përmisoheni, korrigjohemi, të jemi fitues e ta mundim kundërshtarin! Sot, e duan demokratët apo jo, e urrejnë apo jo, e durojnë apo jo, kanë përballë dikë që është i pari klasës dhe ky është Edi Rama! Po po, Edi Rama aktualisht është i pari i klasës! Ka 12 vjet që socialistët i mban në pushtet, i bën fitues, ju ka dhënë privilegje sa s'ka më, ju ka siguruar tre breza aristokraci, po ju shkollon fëmijët në universitetet më të mira të Botës duke i përgatitur si elita drejtuese edhe për vitet që vijnë, po ju punëson fëmijët në selitë diplomatike të Shqipërisë në New York, Paris, Romë, Pekin, Moskë, Madrid!

Edi Rama është sot i pari i klasës! Po po është i pari, fiton të gjitha zgjedhjet që nga 2013, zgjedh Presidentin që beson dhe dëshiron vetë, krijon modele e sisteme të suksesshme të mbledhjes se Grupit Socialist siç ishte ajo për zgjedhjen e Presidentit! Rama, është i pari i klasës, sepse Opozitën nuk e konsideron as rivale, por e shikon thuajse me syrin e keqardhjen se si është katandisur!

Demokratët e kanë gjithë inatin me Ramën, sepse është i pari i klasës, por nuk  studiojnë me shumë, nuk impenjohen më shumë, nuk i bëjnë detyrat e klasës apo të shtëpisë për tu përmisuar dhe për tu rritur e kështu ta rivalizojnë me seriozitet Ramën! Nuk është problemi përse Rama është i pari i klasës, problemi është pse demokratët janë të fundit e klasës e humbin çdo betejë që kanë përballë! Në këtë situatë problemi nuk është Rama që fiton sa herë që dëshiron, por fakti pse demokratët humbin edhe kur mendojnë se e kanë të sigurt fitoren!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet