Ditën e sotme kryetari i parlamentit Ivan Brajoviç të Malit të Zi ka shpallur ditën e zgjedhjeve për zgjedhjen e presidentit të ri.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në datën 15 prill, ndërsa raundi i dytë do të mbahej pas dy javëve, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fitonte më shumë se 50% të votave.

Presidenti aktual i Malit të Zi Filip Vujanoviç ishte president për tre mandate pesë vjeçare të njëpasnjëshme dhe nuk ka më të drejtë të garojë.

Ai ka qenë president i Malit të Zi që kur ky shtet u shkëput nga shteti i atëhershëm në vitin 2006.

Paraqitja e kandidatëve për president duhet të bëhet deri në 26 mars.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com