Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ka shpallur person të padëshirueshëm një tjetër diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse, të akredituar në Mal të Zi.

Ministria bënë të ditur se vendimi është marrë për shkak të aktiviteteve që janë në kundërshtim me nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Njoftimi zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme për këtë vendim përcakton një afat prej shtatë ditësh për largimin nga territori i Malit të Zi ambasadorit të Federatës Ruse, Vladislav Maslenikov. Kjo e çon në gjashtë numrin e diplomatëve rusë të dëbuar nga Mali i Zi në gjashtë muajt e fundit.