PODGORICË - Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka marrë vendim për dëbimin e Priftit të Kishës Ortodokse serbe të Podgoricës Velibor Xhomiç nga sheti, pasi sipas Agjencisë për Siguri Kombëtare ai është pengesë dhe rrezik për sigurinë kombëtare të Malit të Zi, raporton Anadolu Agency.
Pas katër vitesh procesi gjyqësor para Gjykatës Administrative të Malit të Zi, Ministria e Brendshme ka nxjerrë një vendim përfundimtar në bazë të cilit urdhërohet që Xhomiç duhet lërë Malin e Zi.
"Ministria e Brendshme në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin ka për detyrë të respektojë qëndrimet e autoriteteve publike, në këtë rast Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe në procedurën përkatëse ka nxjerrë një vendim përfundimtar që duhet të zbatohet menjëherë", thuhet në komunikatën e MPB e Malit të Zi.
Xhomiç, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitropolitit të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviç, tha se nuk do të largohet nga Mali i Zi.
"Unë jam në Mal të Zi dhe, me lejen e Zotit, do të qëndroj këtu sepse sistemi ligjor i këtij vendi absolutish më lejon", theksoi Xhomiç.
Ai njoftoi se do të paraqitet në Qendrën e sigurisë në Podgoricë, për t'u njohur me përmbajtjen e vendimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com