Mali, Nigeria, Algjeria dhe Franca nisin kërkimet për gjetjen e avionit të ”Air Algerie”

Mali, Nigeria, Algjeria dhe Franca nisën sot kërkimet për gjetjen e një avioni të kompanisë "Air Algerie" i zhdukur mbi Mali, sipas një burimi të Agjencisë për sigurinë e navigimit ajror në Afrikë dhe Madagaskar (Asecna).
"Nuk mund të themi ekzaktësisht për momentin se çfarë ka ndodhur me avionin e "Air Algerie" i zhdukur 50 minuta pas ngritjes nga aeroporti Ugadugu dhe operacionet  kërkimit vazhdojnë dhe drejtohen nga Mali, Nigeria, Algjeria dhe Franca nëpërmjet operacionit ushtarak francez Serval", deklaroi i njëjti burim.

"Avioni ndodhej në hapësirën ajrore të menaxhuar nga Nigeria, pra nga Asecna. Kjo është një hapësirë ajrore që menxhohet nga qendra e kontrollit të Niameyt edhe pse ndodhet mbi territorin e Malit", vijon burimi.
Asecna, krijuar prej 55 vjetësh, grupon 17 vende afrikane dhe Francën. Ajo menaxhon një hapësirë ajrore prej 16,1 milionë kilometra katrorë.

Ministri francez i Punëve të Jashtme konfirmoi se avioni i kompanisë "Air Algerie", një McDonnell Douglas MD-83 që transportonte 116 persona mund të jetë rrëzuar në territorin malian.

"Ne po mbledhim elementë teknikë duke nisur nga planet e fluturimit, regjistrimet e komunikimeve mes pilotëve dhe kontrollorëve, ekranëve radar dhe gjithçka. Të gjitha këto do të na mundësojnë zbardhjen e këtyre informacioneve, pra nuk mund të konfirmojmë asnjë informacion për momentin", theksoi  Agjencia për sigurinë e navigimit ajror në Afrikë dhe Madagaskar (Asecna).

Ajo nuk përjashtoi mundësinë që avioni mund të ishte rrëzuar për shkak të kushteve të vështira të motit.
"Fenomenet e motit janë gjithmonë të rrezikshme për avionët", konfirmoi agjencia.

Kompania algjeriane "Air Algerie" ka njoftuar se kishte humbur kontaktet me një prej avionëve të saj që udhëtonte në itinerarin Ugadugu (Burkina Faso), 50 minuta pas ngritjes nga aeroporti Ugadugut./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti