‘Mali Ylber’, një prej bukurive natyrore më të bukura në Peru
Mali Ylber, është një prej bukurive natyrore më të bukura të Perusë, i cili edhe pse nuk ka shumë kohë që është zbuluar, po vizitohet nga turistë të shumtë
Mali "Ylber" në Peru
Mali Ylber, është një prej bukurive natyrore më të bukura të Perusë, i cili edhe pse nuk ka shumë kohë që është zbuluar, po vizitohet nga turistë të shumtë, ai është shumë i rrezikuar dhe ambientalistët e kanë shprehur frikën që kanë për të ardhmen e tij.
Kjo bukuri natyrore ka miliona vjet që është formuar, ajo nuk ka më shumë se pesë vjet që po vizitohet nga turistët dhe ndodhet rreth 5,000 metra mbi nivelin e detit në Ande në Peru.
Që nga momenti që ajo u bë e njohur për turistët, numri i këtyre të fundit shkon deri në 1,000 vizitorë në ditë. Nëse do t’i hidhni një vështrim të shpejtë fotove ju mund të mendoni se ato janë thjesht imazhe të editura dhe nuk janë reale, por jo, pamje të tilla janë mëse të vërteta.
Ambientalistët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me shkatërrimin e këtij mjedisi, duke filluar nga vrasja e kafshëve të ndryshme, të cilat janë shumë të rralla në këtë vend, shprehet Dina Farfan, një biologe nga Peruja, e cila po studion kryesisht kërcënimin e botës së egër.
Edhe turistët të cilët shkojnë për ta vizituar këtë mal në Peru, po e rrezikojnë atë shumë. Por një kërcënim tjetër më i madh është edhe ai i fundit, ku kompania Camino Minerals, një kompani kanadeze minierash ka aplikuar për të marrë të drejtat për të gërmuar pikërisht në këtë vend sepse është shumë i pasur me minerale.
Të ardhurat që gjenerohen nga ardhja e turistëve shkojnë deri në 290,000 paund në vit. Kjo është një mrekulli e vërtetë shprehet një prej banorëve të zonës, i cili fiton rreth 3,800 paund duke i shoqëruar turistët me kalin e tij deri në Malin Ylber./Monitor/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.7%
-
Shëndet
72.8%
-
Mirëqënia
18.6%
Vota total: 345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë
19 Nëntor 2024, 15:31
-
Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, Biden takohet me presidentin kinez Xi Jinping
17 Nëntor 2024, 16:30
-
Turisti britanik shpëtohet nga qeni i malit që u shfaq mes mjegullës në 5000m lartësi
14 Nëntor 2024, 17:42
-
Pranga presidentit të Federatës Peruane të Futbollit
8 Nëntor 2024, 15:48
-
VIDEO/ Tragjedi në Peru, rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes! Një i vdekur dhe katër të lënduar
5 Nëntor 2024, 10:09
-
Korrupsion dhe pastrim parash, ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg
22 Tetor 2024, 09:52
-
Po ktheheshin nga Machu Picchu, autobusi me turistë bie nga 30 metra, 31 të plagosur! Dhjetë prej tyre italianë, shkak mjegulla në rrugë (FOTOT)
17 Shtator 2024, 15:25
-
Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, alarm për cunami
28 Qershor 2024, 18:15
-
VIDEO/ Ndeshja e Kupës luhet në fushën më të keqe që keni parë ndonjëherë
2 Prill 2024, 20:23
-
VIDEO/ Kamioni i ngarkuar tulla përplas çdo gjë që gjen përpara pasi nuk i punonin frenat
1 Mars 2024, 19:37
-
EMRI/ Ishte shpallur në kërkim nga Interpoli francez si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Peru! Zbardhen akuzat ndaj tij (VIDEO)
17 Janar 2024, 09:33
-
VIDEO/ Babagjyshi 'surprizon' trafikanët, si u maskua policia për të shkatërruar bandën e drogës
25 Dhjetor 2023, 12:33