Një 56-vjeçar ka humbur jetën në aksin rrugor Drithas-Maliq. Viktima i identifikuar me inicialet A.M, 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, duke drejtuar mjetin ciklomotorr tip “Piaggio”, pa targë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit.
 
Ai është transportuar në gjëndje të rëndë në Spitalin Rajonal të Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Disa orë pas aksidentit, si pasojë e dëmtimeve fizike, të shkaktuara nga aksidenti, ai ka ndërruar jetë. 

Redasia Online
Shqiptarja.com