Maliq, autokombanja përplas motorin, lëndohen dy persona

Maliq, autokombanja përplas motorin, lëndohen dy persona

Foto ilustruese, autokombanjë

MALIQ- Një mjet bujqësor tip autokombanjë përplasi pasditen e sotme në aksin Korçë- Pogradec një motor duke lënduar drejtuesin tij A.B., dhe pasagjerin Xh.B. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Podgorie, një zonë e njohur për fusha, ndërkohë në këtë sezon autokombanjat janë të shumta për të korrur produktet bujqësore të verës. 

Ndërkohë dy personat e dëmtuar janë transportuar në spitalin e Pogradecit ku mësohet nga Policia se janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Përsa i përket aksidentit të mesditës së djeshme në hyrje të qytetit të Korçës, ku një traktor pa targa u përmbys.Ditën e sotme Policia ndaloi drejtuesin e tij, 46- vjeçarin P.Ç. Ai e drejtonte pa leje traktorin dhe pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Nga përmbysja e traktorit mbetu i plagosur 60- vjeçari R.H, i cili udhëtonte si pasagjer me të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët