Maliq, i vendosen mbrojtëse urës ku vdiq 24 vjeçari, banorët: Kemi frikë për fëmijët tanë

Ditën e 29 nëntorit, 24 vjecari Gjergji Elmasi humbi jetën në një aksident tragjik në afërsi të qytetit të Maliqit, pasi makina me të cilën po udhëtonte doli nga ura dhe për pasojë i riu u mbyt në lumin e Devollit. Ngjarja e 4 ditëve më parë ka tronditur mbarë opinionin publik. Është dashur ndërhyrja e polumbarëve për nxjerrjen e trupit dhe pas 5 orësh, është nxjerrë trupi i pajetë dhe makina. Janë dashur humbje jetësh për vendosjen e barrierave mbrojtëse anës urës.

Banorët e Maliqit, të shokuar nga ngjarja, e konsiderojnë këtë veprim të vonuar. Sipas tyre këto masa duheshin marrë prej fillimit pasi shumë aksidente do të ishin shmangur.  Barrierat mbrojtëse prej betoni janë vendosur një ditë pasi 24 vjecari Elmasi humbi jetën. Rrezikshmëria e lartë që kjo urë paraqet, i bën banorët e pasigurt për fëmijët e tyre. Ndërkohë që apelojnë për ndërtimin e saktë të barrierave dhe vendosjen e ndriçimit në këtë vend.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 03/12/2018 21:25

    Si kofinka pas te vjelit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh