Një komshi i familjes Azisllari, në banesën e së cilës ra zjarr, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nga asfiksia humbi jetën nëna dhe djali 14-vjeçar. Në gjendje të rëndë është edhe vajza 6-vjeçare. Ai tha se fëmijët janë me autizëm, ndërsa shtoi se përballeshin me kushte të vështira ekonomike.

“Fëmijët me autizëm,  nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen.”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Maliq/ Banesa përpihet nga flakët, humb jetën nëna dhe djali! Vajza 6- vjeçare rëndë në QSUT! Fqinjët: Jetonin në varfëri, fëmijët me spektrin e autizmit (VIDEO)