Personat e proceduar janë:
• K.J, 33 vjeç, banues në Protopapë, drejtues i një mjeti tip furgon me targa AA193GR, në të cilin ishin ngarkuar 6 m dru.
• E.M, 25 vjeç, banues në Maliq, drejtues i mjetit me targa KO1415B, në të cilin ishin ngarkuar 4 m dru.
• E.A, 31 vjeç, banues në Maliq, drejtues i mjetit me targa AA778BK, në të cilin ishin ngarkuar 6 m dru.
• A.D, 22 vjeç, banues në Libonik, drejtues i mjetit tip veturë karroceri me targa PG3410B, në të cilin ishin ngarkuar 2 m dru
Njoftimi i plotë i policisë:
MALIQ
Vijon zbatimi i planit operacional "Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prerjes së paligjshme të pyjeve".
Kapen duke transportuar me mjetet e tyre gjithsej 18 m dru zjarri, procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas.
Më datë 25.10.2017, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, shërbimet e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit e Pyjeve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë konstatuar 4 mjete të ngarkuar me dru zjarri (dushk dhe ah) konkretisht me drejtues shtetasit :
• K.J, 33 vjeç, banues në Protopapë, drejtues i një mjeti tip furgon me targa AA193GR, në të cilin ishin ngarkuar 6 m dru.
• E.M, 25 vjeç, banues në Maliq, drejtues i mjetit me targa KO1415B, në të cilin ishin ngarkuar 4 m dru.
• E.A, 31 vjeç, banues në Maliq, drejtues i mjetit me targa AA778BK, në të cilin ishin ngarkuar 6 m dru.
• A.D, 22 vjeç, banues në Libonik, drejtues i mjetit tip veturë karroceri me targa PG3410B, në të cilin ishin ngarkuar 2 m dru.
Ndaj 4 shtetasve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për : "Prerje të paligjshme të pyjeve" parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal dhe materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com









