Policia e Korçës dhe e Maliqit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim disa ditë më parë mbi ta rëndojne akuza të rënda për veprën penale "Vrasja me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
K. S., 54 vjeç, banues në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi ky person më datë 05.10.2020, në këtë fshat, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, banues në Maliq, duke e goditur me thikë në kokë.
E. I., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi ky person më datë 08.10.2020, në lagjen nr. 17, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin P. M., 28 vjeç, banues në Korçë. Të dy të plagosurit pasi kanë marrë mjekimin ne Spitalin e Korçës janë larguar për në shtëpitë e tyre pasi kanë që në jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i Policisë
``Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Kapen dhe ndalohen nga Policia dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Shërbimet e Komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër shëndetit dhe jetës së personave, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë mirëorganizimit bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim
E. I., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas më datë 08.10.2020, në lagjen nr. 17, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin P. M., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është larguar në banesë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.``