Persona ende të paidentifikuar nga policia, gjatë orëve të natës kanë vjedhur zyrat e një fabrike në qytetin e Maliqit.

Vjedhja është kryer në zyrat e fabrikës në pronësi të 54- vjeçarit, F.L. ku kanë arritur të marrin një sasi lekësh, një njësi kompjuterike, si dhe një makinë tip “Mercedez- Benz”, në pronësi të pronarit të fabrikës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:
Më datë 08.08.2017, gjatë natës, në fshatin Drithas-Maliq, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e fabrikës në pronësi të shtetasit F.L, 54 vjeç, ku kanë mundur të marrin një sasi lekësh, një njësi kompjuterike si edhe automjetin në pronësi të këtij shtetasi tip “Mercedes-Benz”.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com