Maliqi: Darka Rama-Vuçiç
pa tensione...Daçiç na këndoi

Maliqi: Darka Rama-Vuçiç<br />pa tensione...Daçiç na këndoi
TIRANE - Tensioni mes kryeministrave Rama e Vuçiç është shfaqur vetëm gjatë konferencës Live kur nga kreu i qeverisë shqiptare u prek çështja e Kosovës, pasi çdo takim tjetër që pasoi vizitën historike në Serbi, ishte bashkëpunues. Kështu shprehet për A1 REPORT Këshilltari i kryeministrit Rama për çështjet e Rajonit, Shkëlzen Maliqi, ndërsa thotë se në darkën pa protokoll mes dy delegacioneve atmosfera ka qenë mjaft relaksuese, aq sa ministri i jashtëm serb, Daçiç edhe ka kënduar! Por për kryeministrin Vuçiç, thotë Maliqi, ishte e vështirë të pranohej deklarata e Ramës se “Kosova e pavarur është fakt i patjetërsueshëm dhe se duhet respektuar”. Herë pas here, -rrëfen Maliqi, Vuçiç i ankohej kryeministrit Rama, dhe siç shpjegon Maliqi, kjo lidhet me presionet e brendshme që mund të marrë Vuçiç nga kundërshtarët e tij politikë, të cilët sipas tij mund ta konsiderojnë të dobët përballë guximit të Edi Ramës për të prekur në mes të Beogradit një çështje të “nxehtë” për ta.

Maliqi: Ja detajet e darkes pa protokoll ne "Shtepine e Gjahut"
Një ditë pas përmbylljes së vizitës historike të kryeministrit shqiptar në Serbi, këshilltari për rajonin i Edi Ramës, rrëfen për A1 REPORT detajet e pazbuluara më parë për mediat mbi darkën pa protokoll të dy delegacioneve në Beograd.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, Shkëlzën Maliqi tha se në ndryshim nga tensioni përgjatë konferencës Live të dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, darka pa protokoll ofroi një tjetër atmosferë.

Këshilltari i Ramës për çështjet e Rajonit, zbuloi për A1 REPORT se darka nuk është mbajtur në restorant, siç u përfol në disa media, por në një pjesë të ish-rezidencës së Presidentit të ish-Jugosllavisë Tito. Madje sjell dhe një detaj mjaft interesant për ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç....

“Ata e quajnë “Shtëpia e Gjahut”. Ka qenë një atmosferë e relaksuar, darkë pa protokoll, në të cilën ishin vetëm delegacionet e ngushta, kryeministrat dhe anëtarët e delegacionit. Kishte ushqim të bollshëm, pak muzikë, madje zv/kryeministri Ivica Daçiç ka kënduar arie dhe këngë të popullarizuara”, tha Maliqi.

shkelzen maliqi

Maliqi: Herë pas here Vuçiç ankohej te Rama për deklaratën e Kosovës
Por pavarësisht marrëveshjeve të firmosura dhe frymës së bashkëpunimit që është shfaqur në takimet pas konferencës për shtyp të dy homologëve, për kryeministrin serb Vuçiç ka qenë e vështirë të “kapërdijë” deklaratën për Kosovën, e cila doli jashtë pritshmërive të tij. Maliqi e shpjegon këtë fakt me presionet e brendshme që mund të marrë Vuçiç nga kundërshtarët e tij politikë, të cilët sipas tij mund ta konsiderojnë të dobët përballë guximit të Edi Ramës për të prekur në mes të Beogradit një çështje të “nxehtë” për ta.

“Vuçiç është ankuar te Rama se i ka sjellë shumë probleme me atë deklaratë. Kohë pas kohë ia kujtonte këtë, por atmosfera ka qenë pa tensione, me biseda dhe batuta të këndshme siç takohen një grup njerëzish që edhe pse nuk janë miq pretendojnë të nisin një frymë të re marrëdhëniesh mes tyre. Kishte disa momente kur Vuçiç prap shpërthente ose e shprehte pakënaqësinë se nuk duhej që Rama të hapte temën e Kosovës, ai ka brengat e veta, ka kundërshtarët e vet politik që mund ta shfrytëzojnë këtë për të thënë se Vuçiç është politikan i dobët”, tha Maliqi.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna