TIRANE-Deputeti Lefter Maliqi i ftuar përballë gazetarit zbuloi për herë të parë në Report Tv se cila ishte marrëveshja me Edi Ramën për të kaluar në 2017 me PS-në pas përplasjes me Lulzim Bashën. Maliqi u shpreh se i kërkoi Edi Ramës dy investime në zonën e tij dhe një post të rëndësishëm. Pas zgjedhjeve u emërua zv/ drejtori i burgjeve, por kjo nuk e kënaqi Maliqin.
"Marrëveshja ime bashkë me qytetarët dhe Ramën ka qenë në disa pika, kur them unë që jam i zhgënjyer total, imagjino ata që futi në burg. Edhe Gjiknurin ka për ta hedhur në rrugë. Kam mundur edhe Erion Braçen në komunën e Otllakut. Marrëveshja me këtë njeri ishte; dy investime në zonën time në Laprdha dhe Lumas që nuk i mbajti dhe një post drejtuesi, jo kjo se kjo çelësat e kashtës, zv/ drejtor, zv/ ministër, nuk ke autoritetin e duhur...
Nuk mund të bësh gjë për elektoratin. Ia kërkova se më takonte, jo këtyre barkalecëve, që e kanë mendjen te krimi dhe korrupsioni dhe nuk kanë as shkollë. Nuk mbajti asnjë fjalë dhe fjala e tij ishte se do të ishte drejtues i pushtetit lokal. As këtë nuk e mbajti. Duke qenë deputet, që mua më çoi Zoti, ofertat e tij ishin të qëndroja deputet të bëja lojërat si shtojca e rilindjes, të më vinte ca poste drejtorish në Berat dhe Tiranë që unë kategorikisht se pranova" tha ai.
Tashmë i bashkuar me opozitën jashtë parlamentit, Maliqi thotë se ka marrë oferta nga PD-ja, madje e kanë propozuar për deputet në zonën e Beratit. "Unë nuk e kam tradhtuar zotin Basha. Di që më kanë propozuar në Berat për të qenë pjesë nesër e listave të deputetëve. Kontakte me Bashën me Kryemadhin, me zotin Duka dhe Mediu kam kontakte të përditshme, nuk kam vendosur. Kam oferta se mbështes opozitën legjitime".
Lëvizjen për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, deputeti opozitar e shikon si frikë të Edi Ramës, por kjo vjen fjala te përballja direkte, Maliqi e shmang përgjigjen nëse PD-ja fiton e vetme përballë PS-së. "Edi Rama duke bërë sondazhet e tij përmes pushtetit të kapur i del llogaria që është humbës përballë koalicionit të madh sepse qeveria nuk ka lidhje me socialistët e ndershëm. Unë jam edhe për sistem maxhoritar edhe për lista të hapura, por këto janë aktrime të fundit të Ramës. Listat e hapura u shërbejnë edhe socialistëve edhe demokratëve, por ai e ka mendjen te ndalim i koalicioneve. Duke parë këtë lojë të Ramës, mendoj se këtë marrëzi për prishjen e koalicioneve nuk do ta çojë deri në fund. Cfarë do që të ndodhë, opozita e bashkuar është e fituar. Nëse prish koalicionet, do të lodhin shqiptarët do i zgjasin jetën edhe 45 ditë dhe nëse do të marrë disa mandate më shumë por nuk i kalon 60, por do të durojnë edhe 45 ditë dhe përsëri opozita është drejt fitore".
Një mendim, ai e ka edhe për rolin e ndërkombëtarëve. "Ata po heshtin deri kur do të shkojë marrëzia e tij, ose do të ndërhyjnë". Grupi demokrat me kryetar Myslim Murrizin, por edhe Ralf Gjoni e Rudina Hajdari e kanë artikuluar disa herë idenë e krijimit të një partie të re, por për Maliqin janë manovra të Edi Ramës. "Nuk e di nëse do të jetë Ralfi, por që jam i bindur që janë manovra, nuk kam gjë me zotin Murrizi, por janë manovra të Ramës që shikon fundin e tij". Në fund ai paralajmëroi një vjeshtë të nxehtë politike. "Parashikoj një vjeshtë me protesta masive nga socialistët e zhgënjyer dhe opozitës legjitime" përfundoi Maliqi.
Lefter Maliqi në vitin 2017 ishte në listat e PD si kandidat në Berat, por jo në listën fituese. Për këtë arsye, ai u largua nga PD duke kaluar me PS. Si shpërblim për rezultatin e arritur në zgjedhjet vendore në Berat shumica e emëroi zv. Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve. Por pas djegies së mandateve nga opozita e vjetër, i erdhi radha në listë dhe ai pranoi që të merrte mandatin duke sulmuar tani Ramën, pasi e akuzon se s'ju përmbajt marrëveshjes së 2017.
Bravo maliqi ka menduar per familien e tij. Se per popullin shqiptar nuk u behet Von fare. Ty maliq.esht turp te nzieresh erdhe per te shitur fara luledielli Jo per deputet rob q*r. Mier populli.
PërgjigjuRrofsh per sinqeritetin o Maliq, paske bo pazar per nje Post te mire, zotrote. Kshu bejne te gjithe, por asnjeri s'eshte aq naiv sa ta pranoje.
PërgjigjuMore plere kur paske mar celsat e kashtes ....shum ke mare ...po ti je pa vlere....vetem per te lepire vlen ti mor mortje....po shyqyr po vjen dita qe te na hiqesh sysh o verem....
PërgjigjuKur degjoj kete z.Maliq e kuptoj sa uleritese eshte nevoja e vendit per ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe per listat e hapura.
PërgjigjuEshte jede normale,,deri sa Qytetaret jane te shperndare ,,dhe jo te bashkuar ..I shikoni se ku jetojne keta Deputet ! Femijet e shikoni se ku i Dergojne gjoja per shkollim..Normal Qytetaret gishtin,rradhen per tek lista per ushqime...
PërgjigjuDomethene pazar paske bere Lefterke. Fuck you llegen.
PërgjigjuLum ti popull,lum si ne, Sa te mire qe na ke, Sa te mencur sa te zgjuar, Per pazar,kemi mbaruar, Ju premtojme,na premtojne, Voten tuaj ne e cojme, Ku na del me mire pazari, Jemi ber bicim tradhtari....
PërgjigjuI late te rinjte e Shqiperise pa shkolle o ju qifsha grate kurva dhe kurvat e fisit me protetsa pederastesh.
PërgjigjuNe cdo vend te botes, ky duhet pyetur nga Prokuroria dhe marr nen akuze per korrupsion dhe per pazare dhe trafik influence. Nqs keto qe thote ky jane te verteta, athere Spak duhet ti marri te gjithe nen akuze
Përgjigjulefter-lefteri ne emer te popullit je i denuar me pushkatim te perjetshem....
Përgjigju