Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi tha se do të kërkojë interpelancë me Ramën për situatën e rënduar në vend. Maliqi ishte i ftuar së bashku me analistin Enton Abilekaj në studion e Report Tv, ku diskutuan në lidhje me zgjedhjet e parakohshme dhe operacionin ' Forca e Ligjit'. Të dy e cilësuan si shoë dhe të panevojshme aktin normativ të qeverisë për krijimin e OFL, ndërsa ishin të ndarë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Lefter MAliqi tha se do të kërkojë 'interpelancë me kryeministrin Rama për situatën e rëndë të rendit, politike, ekonomike dhe shpopullimit në vend'.
Në lidhje me aktin normativ OFL, Maliqi e cilësoi shoë, pasi vendi kishte në fuqi ligjin anti-mafia.
'Ky akt i bëri një sfumim SPAK dhe se tani gjithçka që vendoset është në dorën e Ministrit të Brendshëm. OFL ka marrë 20 veta nga forcat komando, duke ngatërruar ushtrinë me policinë e shtetit. Policia e Shtetit është kthyer në një polici politike' tha Maliqi.
Nëse do e votojë reformën zgjedhore nëse nuk arrihet ndryshimi i sistemit, deputeti Lefter Maliqi tha se ' do ta votojë vetëm nëse ka zgjedhje të parakohshme, në të kundërt jo.'
Ndërsa analisti Enton Abilekaj tha se Basha kryeministër nuk është zgjidhje për vendin dhe as zgjedhjet e parakohshme, por ndryshim i sistemit politik dhe krijimi i mekanizmave balancues të pushtetit të kryeministrit.
'Zgjedhjet e parakohshme i interesojnë opozitës, por jo popullit shqiptar, pasi nëse ato do të mbaheshin vetëm do të ishte një vulosje e sistemit të dështuar politik me konsensus të të gjitha palëve. Nuk ka rëndësi kush fiton, Basha apo Rama, pasi sido që të jetë rezultati nuk do të jetë zgjidhje për vendin. Basha kryeministër nuk është zgjidhje për veten, por duhet ndryshim i sistemit politik, krijimi i mekanizmave të kontrollit dhe balancës së pushteteve ndaj një kryeministri', tha Abilekaj.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.3%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1887
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor 2024, 19:13
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor 2024, 07:14
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor 2024, 18:47
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor 2024, 13:35
-
Studio Live/ Arben Meçe: PD thërret militantët për destabilizim! Ja i bllokojnë rrugët 1 ditë, po pastaj?! Maliqi: Mbaroi koha e fjalëve të bukura, tani ka revoltë
4 Tetor 2024, 18:50
-
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-s
16 Shtator 2024, 11:37
-
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
13 Gusht 2024, 22:12
-
Edhe Lefter Maliqi i zhgënjyer nga lidershipi i Berishës pas humbjes: Boll me fjalë, Himara pësimi i radhës! Ndiqni patronazhistët
6 Gusht 2024, 09:16
-
Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diasporës historike! Lista e mbyllur? Nuk është tagri im
30 Korrik 2024, 14:12
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik 2024, 08:39
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik 2024, 07:55