Maliqi për Ramën: Sille reformën ta votojmë, por lëri lojërat! Zgjedhjet e ardhshme fundi juaj

Maliqi për Ramën: Sille reformën ta votojmë, por lëri lojërat! Zgjedhjet e ardhshme fundi juaj

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, sfidon Ramën duke i thënë të sjelli në parlament marrëveshjen për reformën zgjedhore. Ai thotë se do ta votojë reformën, por provokon duke deklaruar se votat kryeministri i ka, por e di që zgjedhjet e ardhshme do të jenë fundi i tij.

"Ramzi lëre aktrimin, intrigën, shoë-n se të doli boja jo vetëm në Shqipëri, por dhe tek ndërkombëtaret. Frikacak boll bërë të fortin, mos hidh gurin e fshih dorën, do e votosh si Çeço marrëveshjen për Reformën zgjedhore të 5 Qershorit në Rezidencën Amerikane. Mos shit mënd se s'po shet ikona, mos përdor e shit opozitën parlamentare duke përberë lajm fallco se po u mbush mendjen sot me takim te dytë.

Bëhu burrë sille shpejt marrëveshjen zgjedhore për votim në parlament se garën, sfidën e ke me opozitën legjitime jashtë. Votat i ke mbi 100 kur do siç i ke pasur për PPP-të, KÇK, Klsh, antishpifjen, komisionin farsë për shkarkimin e Presidentit etj, s'të pijmë me ujë djallëzit, aktrimet, shtrëngo rripat dhe prano fundin në zgjedhjet e ardhshme ku gropën më të madhe e ke nga socialistet e zhgënjyer, bashkëpunëtoret e tu që u fute thikën pas shpine si mosmirënjohës dhe nga mallkimet e qindra e mijëra shqiptarëve qe i ke terrorizuar, kërcënuar, varfëruar, burgosur etj etj."-shkruan Lefter Maliqi.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MALIQ KAPTERRI: 08/07/2020 14:29

    O maliq o kapterr mjer ky vënd që është bër skëter me ordiner si puna jote o maliq fshatari injorant i ler e njeri pler.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion