Maliqi: Rama duhet të largohet! I gatshëm të lë mandatin për ndryshimin e sistemit (VIDEO)

TIRANË- Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi mbajti një konferencë për mediat, ku hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Maliqi, duke sjellë shembullin e Kosovës në zgjedhjet e fundit, tha se duhet që sistemi në Shqipëri të ndryshojë sepse vendi është në alarm.

“Zgjedhjet e fundit në Kosovë, akti demokratik i Haradinajt, tregoi se ai mbi interesin vetjak vuri atë të popullit.Të vetmit njerëz që nuk vendosën interesin e tyre para qytetarëve. Populli i Kosovës dha një leksion të qartë, fituesit përshëndetën popullin, humbësit përshëndetën fituesit.”, -tha Maliqi.

Maliqi kërkoi që sistemi të ndryshojë, por ai shtoi se palët nuk e duan këtë gjë, sepse kanë hallin e pushtetit.

“Këta po të duan brenda ditës mund ta bëjnë reformën zgjedhore. Këtë nuk duan, për shkak të marrëveshjes së 2008 sepse duan që ta mbajnë pushtetin.”, -u shpreh ai.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen, duke filluar nga vetë ai, për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet vendi jonë.

“Unë jam për t’ju thënë se ne duhet të ngrihemi, fatet e vendit janë në rrezik. Kryeministri flet për bandat e Durrësit, por nuk tregon cilat janë ato.”-deklaroi ai.

Deputeti Maliqi deklaroi se ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga mandati i tij, me qëllimi ndryshimin e sistemit dhe që gjërat të ndryshojnë në vendin tonë, në mënyrë që të kthehet shpresa tek shqiptarët.

“Ka ardhur koha që Edi Rama të largohet nga pushtetit. Vendi është në alarm. Thirrje të gjithë shqiptarëve. Nuk e duam këtë mandat. Kjo është diktaturë e pastër. Të ndryshojë sistemi. I bie nga unë i pari të ikë. Fëmijët tanë nuk duhet të vuajnë.”, -përfundoi Maliqi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RESHTER MALIQI: 09/10/2019 08:54

    Çfar tmerri në politikën e Fëlliqur Shqiptare edhe maliqi i gjithi fundërrin mer pjes në ktë politik të pisët. Kjo është e pa falshme që Shqiptarët votojn kto lloi partish wc që vën dhe taliqin e maliqin e maqimin Deputet. Mjer Shqiptarët .

    Përgjigju
  • Geri: 08/10/2019 18:44

    Po ti po te lije manadatin nuk e merrje kur e lane te tjeret. Ku gjenden keta palaco?

    Përgjigju
  • Populli: 08/10/2019 17:18

    Po largohu more legen se nuk ngeli parlamenti per ty nje cope idjoti

    Përgjigju
  • Lalka: 08/10/2019 16:58

    Fuck you Maliqke. Po sa i paskrupullt paske qenë mo tu mbyllte e mendjes. Kur u bere dhe ti te japesh mend, mos ngelte njeri pa dhene. Po mbylle ore i uruar ate hale goje dhe mos u ndje se nuk behesh dot protagonist i skenes politike pavaresisht se je qite e vazhdon te qihesh sa majtas djathtas. Ti je i pafytyre, i pabese dhe i paburre.

    Përgjigju
  • populli: 08/10/2019 14:59

    Kokrra e injorantit dhe kryehajdutit gati te lere mandatin,qe neser lere pacavure se edhe vete e din mire qe nuk e meriton aspak,je nje laraman i lig,je nje i pa shkolluar qe nuk i duhet ketij vendi.

    Përgjigju
  • Mefter Faliqi: 08/10/2019 14:20

    Ju hengert kanceri mu ne gryk ai qe e beri deputet, ky nuk esht as per roje shkolle ne Otllak.

    Përgjigju
  • peoples: 08/10/2019 14:01

    Ja dhe kapter Maliqi qe do beje Shqiperine...Mbaj mend nje kenge para disa vjeteh O sali tu befsha FERRE mer pushtetin dhe nje here,,,oi oi oi,,,Kapter MALIQIiiiii....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur