Maliqi 'tregon muskujt' paralajmëron Ramën: Kërko azil në Turqi, s’ka Perëndi që të mbron! Opozita e bashkuar merr 100 mandate

Maliqi 'tregon muskujt' paralajmëron Ramën: Kërko azil në Turqi, s’ka Perëndi që të mbron! Opozita e bashkuar merr 100 mandate

Lefter Maliqi

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi  ka paralajmëruar kryeministrin Rama se zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një ndëshkim për të nga vota popullore dhe se nuk ka perëndi që e mbron. Me një status në facebook duke renditur arsyet pse qeveria e Ramës ka dështuar në këto 7 vitet qeverisje dhe pse do i humbasë zgjedhjet e ardhshme, Maliqi ka edhe një këshillë për Ramën duke i thënë që të kërkojë azil në Turqi pasi do të marrë një goditje të fortë nga vota popullore. Ai madje shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet e ardhshme.

“Ramziu, në panik nga ndëshkimi i madh i votës së shqiptarëve dhe nga drejtësia pas humbjes. Nga sot, thotë, në komunikim intensiv me publikun…

Çfarë aktrimi i dal boje, po kush të sheh e të dëgjon më ty o Ditëzi?! Tepsinë e gërryve me oligarkët, krimin; shqiptarët i mashtrove me shëndetësi e legalizim falas, rend për 100 ditë; popullin e varfërove nga babëzia për pushtet e pasuri. Qeveria jote është bërë njësh me krimin e oligarkët; taksat i rrite; çmimet i rrite; pagat më të ultat në Rajon; vendin e shpopullove; drejtësinë e kape; institucionet i kape; demokracinë e cungove duke kapur edhe mediet; të varfërit i burgose; kriminelët i ke rrugëve duke sfiduar shtetin me shpërthime tritoli, vrasje mafioze, grabitje, gjoba, vjedhje, trafiqe e tendera korruptiv; vendin e le pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë,’ Policinë e politizove; vendin e kanabizove; socialistët i tradhtove; Rilindjen e pasurove dhe e korruptove; zgjedhjet lokale i ktheve në kooperativa bujqësore me emërim e pa kompetenca; investime zero etj.

Mos e di gjë Popullin dele e budalla, o i Marrë, që mund ti mashtrosh, blesh e nënshtrosh përsëri?!Ike plaku Mere, kush të duron dhe 5 muaj. Jetove 7-vjet në parajsë, por pas parajsës të pret …..Opozita e Bashkuar = 100 mandate. Mandatin tënd Ramzi, s’ka Perendi që e mbron dhe Zot që se ndëshkon.

P.S Bën mirë të kërkosh azil në Turqi se edhe po s’te ndëshkoi drejtësia, do të ndëshkojë Populli për mëkatet që u ke bërë qindra mijëra shqiptarëve, duke i marrë pronat, duke i burgosur, vrarë, aksidentuar, vjedhur e poshtëruar.

Koha jote mbaroi!

Ah se harrova… Bashkë me ty do zhduket edhe ERTV- ja e mashtrimit”, shkruan Maliqi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 23/09/2020 06:57

    O Lefter je gergufur shume mor djale. Leshelija ka vdekur qysh me 30 qershor 2019, dhe ka 0.01% mbeshtetje mor hunderr. As mond bektagjiu nuk ka cfare ti beje me Nafije dybekut te leshitlikes. Shko nje here andej nga babai i teqese se Kulmakut ku je ngjizur se ndoshta te ndihmon por s'besoj se mund te beje derman mor djale. Pas zgjedhjeve te 2021 vetem nje vend pune do te ofroje Nafije dybeku i leshelise , roje nate ne haremin erotiko naziskin te Jales ku Nafija bashke me sharebajgat Kejdi dhembcakallja dhe Floida surratufoja po pergadisin revolucionin lefterohunderromaliqjan qe fillon sipas teje o hunderr ne fund te shtatorit por sic duken bathet koqet e dashit ke per te mare o hunderr i mjere dhe i neveritshem.

    Përgjigju
  • Iris: 23/09/2020 02:28

    Maliq,kur Rama do te shkoje ne Turqi,pas zgjedhjeve,do te t'ju marre dhe juve me vete,do ta beni rrugen bashke.<<Eshte fillimi I nje miqesie te bukur.>>,-po te citojme H.Bogard te /Casablanca/.

    Përgjigju
  • Zyberi: 23/09/2020 01:35

    O Artur ziu dhe ti o altin patllakja bashke me Lora qe kerkon Me zor nje cizme ne te pasmen Z remsit I ka ardhur koha te largohet vetem Per nje arsye Berisha e la shumicen e popullit Me 80 euro ne muaj edhe shoku Rama si nje zgjatim I Berishes e la kete popull Me 80 euro ne muaj I ka ardhur koha Me hik by by by by

    Përgjigju
  • meri: 23/09/2020 00:50

    Kur PARLA---MENTI eshte mbushur me njerz pa MENT,rezultati eshte ky,nuk kan respekt,per vetn,per koleget ,per K.Ministrin i cili eshte votuar nga shumica e popullsis.Jan nji cope mish me dy sy,qe i'u flet goja para mendjes,dhe nuk mbajne pergjegjesi per ate qe thon,nji i till eshte edhe ky,ketu siper:

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 22/09/2020 23:13

    Po loqke mbeti koke pecikllasi?

    Përgjigju
  • O tej: 22/09/2020 23:12

    Bashke me ket temin mer 101 mandate

    Përgjigju
  • Artur: 22/09/2020 22:06

    Me ju opozita merr 250 mandate edhe pse prlmenti ka me pak vende se mashtrusa jeni

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/09/2020 21:24

    Deri kur do vazhdojme te shohim keto fundrrina ne skena politike..??

    Përgjigju
  • LORA: 22/09/2020 21:20

    shakatori lef maliqi eshte "forcu" shume,me urdher te rrugaces me nje cizme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat