Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën, ku një 24-vjeçare ka humbur jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri brenda banesës së saj. Pranë saj u gjet edhe bashkëshorti 26-vjeçari Egzon Bytyqi, i cili gjithashtu ishte i plagosur dhe tashmë po trajtohet si i dyshuari kryesor nga autoritetet në Kosovë.
Sipas Prokurorisë së Gjakovës, gjithçka nisi rreth orës 23:00, kur policia u njoftua për një plagosje me armë zjarri në fshatin Kërvasari. Në momentin që patrullat dhe ekipet e emergjencës hynë në banesë, gjetën çiftin të plagosur në dhomën e gjumit. Të dy u dërguan me urgjencë në QKUK, por 24-vjeçarja Jetlira Foniqi nuk arriti t'u mbijetonte plagëve dhe u shpall e vdekur pak pas mesnate.
Pas konfirmimit të vdekjes së saj, Prokuroria e regjistroi çështjen si "vrasje e rëndë". 26-vjeçari vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar armën e zjarrit të gjetur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Sipas mediave në Kosovë, arma dyshohet se i përket babait të të riut dhe ishte e pajisur me leje. Po sipas të njëjtave burime, familjarët kanë deklaruar se 26-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania rreth një muaj më parë.










Komente
Komento